• E mërkurë 30 Gusht, 2023 10:00

    Pjetër Shala: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë referimin më të fundit lidhur me shkeljet e të drejtave themelore

    Më 29 gusht 2023, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK), e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin më të fundit të Pjetër Shalës në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave të tija themelore, dorëzuar më 10 korrik të këtij viti. Paneli konstatoi se referimi është i parakohshëm dhe rrjedhimisht e shpalli të papranueshëm në përputhje me nenin 113(7) të Kushtetutës, nenin 49(3) të Ligjit dhe rregullën 14(f) të Rregullores së Punës të DHSGJK-së. Vendimi i Panelit ndodhet këtu.

    Lidhjet direkte të të gjitha vendimeve të DHSGJK-së lidhur me referimet e Shalës (3 deri më tani) mund t’i gjeni në faqen e çështjes gjyqësore.

  • E mërkurë 30 Gusht, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Dëshmitari i mbrojtur W04566 vazhdon dëshminë

    Dëshmia e dëshmitarit të 19-të të ZPS-së, W04566, vazhdoi këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

  • E martë 29 Gusht, 2023 13:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i 19-të i ZPS-së

    Dëshmitari i ri i mbrojtur (me pseudonimin W04566) ka nisur të dëshmojë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë nga ZSP-ja, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me ndalimin dhe zhdukjen e pretenduar të një familjari të dëshmitarit në Drenoc. Sikur në rastin e dëshmitarit të mëparshëm (W03832), dëshmia e të cilit përfundoi më herët sot, edhe  dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

  • E hënë 28 Gusht, 2023 10:30

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 18-të i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i mbrojtur W03832 ka nisur dëshminë këtë mëngjes në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

  • E premte 25 Gusht, 2023 16:15

    Çështja Shala: përfundon seanca e sotme / argumentet e Mbrojtjes fillojnë në javën e 18 shtatorit

    Gjatë ditës së dytë të Konferencës Përgatitore të Mbrojtjes në çështjen Shala sot, Trupi Gjykues I lëshoi një numër udhëzimesh dhe urdhrash gojorë për organizimin e paraqitjes së provave nga Mbrojtja. Më poshtë janë disa prej tyre:

    • Duke iu referuar rregullës 137 (relevanca e provave) si dhe rregullës 143 (4), e cila bën fjalë për efektivitetin dhe humbjen e papërligjur të kohës,  Trupi Gjykues urdhëroi Mbrojtjen që të heqë pesë emra nga lista e saj e dëshmitarëve. Rrjedhimisht, Mbrojtja duhet të paraqesë listën e rishikuar të dëshmitarëve deri më 29 gusht 2023.

    • Trupi Gjykues i caktoi Mbrojtjes 40,5 orë për paraqitjen e argumenteve të veta. ZPS-së i është caktuar kohë e njëjtë si ajo e përdorur nga Mbrojtja. për marrjen në pyetje të secilit dëshmitar të Mbrojtjes, ndërsa Mbrojtësi i Viktimave do të ketë 25% të kohës së përdorur në mënyrë efektive nga Mbrojtja.

    • Paneli njoftoi se paraqitja e argumenteve nga Mbrojtja do të fillojë në javën që fillon më 18 shtator dhe data e saktë do të njoftohet në kohën e duhur.

  • E enjte 24 Gusht, 2023 14:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 24 gusht 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube