-
E enjte 20 Shkurt, 2025 15:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 20 shkurt 2025: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 20 Shkurt, 2025 11:45
Share this page
Informimi javor për median më 20 shkurt
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 20 shkurt, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 19 Shkurt, 2025 15:00
Share this page
Çështja Mustafa: gjykatësi i vetëm caktohet edhe për një vit për të mbikëqyrur zbatimin e zhdëmtimit të viktimave
Më 18 shkurt, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi gjykatësin Zhilber Biti si gjykatës të vetëm për për të vazhduar mbikëqyrjen e zbatimit të urdhrit për zhdëmtim kundër Salih Mustafës, pasi ai mbetet ende për t'u zbatuar plotësisht. Njëjtë si herën e kaluar, gykatësi i vetëm u caktua për periudhën njëvjeçare dhe ai do të marrë raporte nga Administratorja për çdo veprim të ndërmarrë në kuadër të Programit për kompensimin e viktimave të krimit në Kosovë.
-
E mërkurë 19 Shkurt, 2025 11:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/nuk ka seanca tjera këtë javë
Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se aktualisht parashikon të thërrasë dy dëshmitarë në gjykatë javën e ardhshme dhe një dëshmitar në mars. Ata do të informojnë në kohën e duhur për çdo dëshmitar shtesë ose ndryshim në listën e tyre të dëshmitarëve. ZPS-ja gjithashtu njoftoi lidhur me synimin për të mbyllur çështjen e tyre më 15 prill dhe se nuk priten dëshmitarë të tjerë pas 4 prillit.
Gjithashtu, palët diskutuan çështje tjera, siç janë mocionet shtesë për provat jogojore, si dhe kërkesat e mundshme prej Mbrojtjes sipas Rregullës 130.
Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave. Gjykimi Thaçi dhe të tjerët do të rinis të hënën, 24 shkurt, në seancë të rregullt të planifikuar në ora 09:00.
-
E martë 18 Shkurt, 2025 17:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Konferencë për ecurinë e çështjes nesër (19 shkurt)
Dëshmia e dëshmitarit W04491 përfundoi sot pasdite dhe ky ishte dëshmitari i fundit për këtë javë. Siç ka njoftuar Trupi Gjykues, palët do të takohen nesër, më 19 shkurt në ora 09:00, në një Konferencë për ecurinë e çështjes për të diskutuar lidhur me hapat e ardhshëm procedural.
-
E martë 18 Shkurt, 2025 10:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së në gjykatë ( i 122-ti deri më tani)
Këtë mëngjes ka nisur dëshminë dëshmitari i ri i ZPS-së, W04491. Sipas Prokurorisë, ky dëshmitar, së bashku me një person tjetër, ishin arrestuar nga pjesëtarë të UÇK-së në korrik të vitit 1998 dhe më pas ishin mbajtur dhe keqtrajtuar në dy vende.
-
E enjte 13 Shkurt, 2025 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 13 shkurt 2025: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 13 Shkurt, 2025 13:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundon për këtë javë/rinis më 18 shkurt
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 121-të të Prokurorisë, Sylejman Selimi, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të martën, 18 shkurt 2025, në orën 09:00.
-
E enjte 13 Shkurt, 2025 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Selimi rifillon dëshminë
Dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, ka rifilluar dëshminë e tij këtë mëngjes. Aktualisht, ai po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.
-
E enjte 13 Shkurt, 2025 08:45
Share this page
Informimi javor për median më 13 shkurt
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 13 shkurt, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.