-
E enjte 10 Shkurt, 2022 10:00
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: vendimi i tretë lidhur me kryerjen e procedurave
Në vendimin e tij më të fundit lidhur me kryerjen e procedurave, Trupi Gjykues në çështjen Mustafa vendosi të anulojë afatet e vendosura në vendimin e tij të mëparshëm më 21 janar. Mbrojtja do të dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e akuzave në pajtim me rregullën 130, deri më 15 shkurt, në ora 16:00, ndërsa Trupi Gjykues synon të nxjerrë vendimin e tij lidhur me këtë ndërmjet 23 dhe 25 shkurtit. Vendimin dhe më shumë detaje mund t’i gjeni këtu.
-
E enjte 10 Shkurt, 2022 08:15
Share this page
Konferenca e radhës në çështjen gjyqësore Shala më 4 mars
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Pjetër Shalës do të mbahet më 4 mars 2022, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E mërkurë 9 Shkurt, 2022 13:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 10 shkurt
Të enjten, më 10 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail)(link sends e-mail)(link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E hënë 7 Shkurt, 2022 10:00
Share this page
Gjykimi i Mustafës: Vendimi i Trupit Gjykues lidhur me zhdëmtimin e viktimave
Në Vendimin e lëshuar më datën 4 shkurt 2022, Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, pasi mori tre raportet e ekspertëve, doli në përfundimin se gjykatat vendore në Kosovë nuk japin një qasje realiste lidhur me viktimat e krimeve për të cilat ngrihen akuzat në këtë çështje gjyqësore, sa i takon pretendimeve për zhdëmtim. Si rrjedhojë Trupi Gjykues vendosi se në rast se ka shpallje fajësie në çështjen Mustafa, nuk do t'i referojë viktimat për kontestim juridik në gjykatat vendore në Kosovë sipas nenit 22(9) të Ligjit dhe rregullës 167 të Rregullores, por do të lëshojë Urdhër për Zhdëmtim në bazë të neneve 22 (8) dhe 44 (6) të Ligjit. Gjithashtu, kërkohet nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës që brenda datës 16 mars 2022 t'i paraqesë Trupit Gjykues përgjigjet lidhur me disa pyetje për këtë çështje gjyqësore. Hollësi të mëtejshme në lidhje me këtë mund të gjenden në vendimin përkatës.
-
E premte 4 Shkurt, 2022 17:45
Share this page
ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave në çështjen e Salih Mustafës
Sot, më 4 shkurt, Zyra e Prokurorit të Specializuar i dha fund paraqitjes së provave të saj në çështjen gjyqësore të Salih Mustafës. Njoftimi gjendet këtu.
-
E premte 4 Shkurt, 2022 10:45
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: përfundimi i paraqitjes së provave/deklaratat përmbyllëse në mars
Sot, Trupi Gjykues II i dha fund paraqitjes së provave në çështjen Gucati dhe Haradinaj, i urdhëroi palët të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare deri më 3 mars dhe caktoi periudhën nga 14 deri më 18 mars 2022 për dhënien e deklaratave përmbyllëse. Këtu është teksti i plotë i urdhrit.
-
E enjte 3 Shkurt, 2022 09:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: përfundoi paraqitja e provave nga ekipet e Mbrojtjes
Dje, më 2 shkurt 2022, ekipet e Mbrojtjes të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt njoftuan për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave prej tyre. Njoftimet gjenden këtu.
-
E mërkurë 2 Shkurt, 2022 16:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të ZPS-së, gjykimi ndaj Mustafës përfundoi për këtë javë. Seanca e ardhshme është caktuar për datën 17 shkurt kur do të mbahen konferenca përgatitore për Mbrojtjen dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave.
-
E mërkurë 2 Shkurt, 2022 16:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 3 shkurt
Të enjten, më 3 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail)(link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 2 Shkurt, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa: dëshmitari Fatmir Humolli vazhdon dëshminë e tij
Dëshmitari i ZPS-së Fatmir Humolli vazhdon dëshminë e tij në gjykimin e Mustafës.