-
E premte 14 Janar, 2022 13:15
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt për këtë javë
Gjykimi kundër Gucatit dhe Haradinajt përfundoi për këtë javë, ndërsa seanca e caktuar për të hënën (më 17 janar) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të premten, më 21 janar në orën 09:30.
-
E premte 14 Janar, 2022 11:30
Share this page
Paraqitja e provave prej Mbrojtjes së Haradinajt: dëshmitari i dytë fillon dëshminë e tij
Rashit Qalaj, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Haradinajt.
-
E premte 14 Janar, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: Haradinaj vazhdon dëshminë e tij
Mbrojtja është duke i parashtruar pyetje plotësuese dëshmitarit të saj Nasim Haradinaj.
-
E enjte 13 Janar, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitari Haradinaj vazhdon dëshminë
ZPS-ja vazhdon me parashtrimin e pyetjeve për dëshmitarin Nasim Haradinaj.
-
E mërkurë 12 Janar, 2022 15:30
Share this page
Informimi i parë javor i DHSK-së për median për këtë vit më 13 janar
Të enjten, më 13 janar në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail)(link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 12 Janar, 2022 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitari Haradinaj vazhdon dëshminë e tij
Mbrojtja e Haradinajt vazhdon me parashtrimin e pyetjeve për dëshmitarin e saj të parë, Nasim Haradinaj.
-
E martë 11 Janar, 2022 18:30
Share this page
Veseli kthehet në Hagë
Sot, Kadri Veseli u kthye në Hagë dhe ka mbërritur në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
-
E martë 11 Janar, 2022 10:45
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: i akuzuari Haradinaj fillon dëshminë e tij
Mbrojta e Nasim Haradinajt ka filluar me paraqitjen e provave. Dëshmitari i saj i parë është i akuzuari Haradinaj.
-
E hënë 10 Janar, 2022 18:00
Share this page
Kadri Veselit i lejohet vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Veseli, për t'a takuar familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E enjte 23 Dhjetor, 2021 11:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me juridiksionin e DHSK-së
Sot, Gjykata e Apelit lëshoi vendimin e saj mbi apelet e parashtruara nga ZPS-ja dhe katër të akuzuarit në çështjen Thaçi dhe të tjerët, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake të 22 korrikut 2021, në lidhje me juridiksionin e DHSK-së. Në vendimin e tij, Gjykatësi i Procedurës Paraprake rrëzoi shumicën e mocioneve të Mbrojtjes, por miratoi pjesërisht mocionin e Veselit dhe rrjedhimisht urdhëroi ZPS-në të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar ku të përjashtojë përgjegjësinë penale për NPK III për krimet me synim konkret. Në vendimin e sotëm, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi të pesë apelet, me përjashtim të pikës 1 të apelit të ZPS-së, në lidhje me të cilën Paneli konstatoi “se zbatueshmëria e NPK III si formë e përgjegjësisë penale për krime me synim konkret, para Dhomave të Specializuara nuk mund të cilësohet si çështje juridiksionale” sipas rregullës 97, dhe se kjo çështje mund të parashtrohet gjatë gjykimit.