• E martë 14 Dhjetor, 2021 10:45

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 11 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Më 10 dhjetor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e dytë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Njëmbëdhjetë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëron nëntë viktima pjesëmarrëse) dhe do të  përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë  e viktimave. Vendimi mund të shihet këtu.

  • E hënë 13 Dhjetor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i dhjetë i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W04674.

  • E premte 10 Dhjetor, 2021 11:00

    Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Gucatit

    Dëshmitari i gjashtë i Mbrojtjes së Gucatit është Ϛelë Gashi, anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

  • E premte 10 Dhjetor, 2021 10:00

    Gucati dhe Haradinaj: seanca e sotme do të fillojë më vonë se sa ishte planifikuar

    Ju njoftojmë se gjykimi do të fillojë 15 minuta më vonë se sa ishte planifikuar (në orën 09:45 ose në orën 10:30 për transmetimin me vonesë).

  • E enjte 9 Dhjetor, 2021 16:00

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitari i fundit për ditën e sotme

    Dëshmitari i pestë i Mbrojtjes së Gucatit dhe i fundit për ditën e sotme është Metush Kryeziu, anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

  • E enjte 9 Dhjetor, 2021 13:45

    Thaçi dhe të tjerët: mbajtja e mëtejshme e 3 të akuzuarëve në paraburgim

    Pas urdhrit të tij drejtuar Policisë së Kosovës, më 8 tetor, si dhe parashtrimeve nga Policia e Kosovës dhe nga palët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Vendimet e bëra publike dje (8 dhjetor) mund ti gjeni këtu.