• E martë 21 Shtator, 2021 17:45

    Gjykimi ndaj Mustafës: I akuzuari autorizohet të marrë pjesë përmes video-lidhjes

    Gjatë seancës së pasdites, trupi gjykues lëshoi një vendim gojor me të cilin miratoi kërkesën e të akuzuarit për të marrë pjesë në gjykim përmes video-lidhjes nga Njësia e Paraburgimit.

  • E hënë 20 Shtator, 2021 10:45

    Gjykimi ndaj Mustafës: Probleme teknike me transmetimin në anglisht

    Ju informojmë se për momentin ka probleme teknike me transmetimin për shkak të të cilave përkthimi në anglisht nuk mund të dëgjohet në gjykimin ndaj Mustafës. Siç ju kemi njoftuar më herët, videoja e plotë do të jetë në dispozicion në kanalin tonë Youtube, sa më shpejt të jetë e mundur, pas seancës dëgjimore.

  • E premte 17 Shtator, 2021 17:45

    Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

    Trupi Gjykues II nxori ​​udhëzimet e tij fillestare lidhur me paraqitjen e provave dhe kryerjen e procedurave në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, i cili është caktuar të fillojë më 7 tetor 2021.  Vendimin mund t’a gjeni këtu.

  • E enjte 16 Shtator, 2021 18:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: videot e deklaratave hyrëse të disponueshme në Youtube

    Ju informojmë se regjistrimi i ditës së parë të gjykimit në çështjen Mustafa është në dispozicion në kanalin tonë në Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videon në gjuhën shqipe.

    Gjithashtu ju informojmë se DHSK-ja do t'i vë në dispozicion regjistrimet e të gjitha seancave publike në të ardhmen, prandaj i këshillojmë mediat dhe publikun që të vizitojnë rregullisht kanalin tonë në Youtube, si dhe faqen e përditësimit në kohë reale.

  • E enjte 16 Shtator, 2021 13:30

    Nesër mbahet informimi javor i DHSK-së për median

    Dhomat e Specializuara të Kosovës do të fillojnë të ofrojnë informim javor online për median, gjatë të cilit një zëdhënës i DHSK-së do të japë një përditësim të shkurtër. Informimi i parë do të mbahet të premten, më 17 shtator në orën 15:00. Gazetarët e interesuar mund të regjistrohen për të marrë pjesë në informim dhe për të marrë lidhjen duke dërguar një email në [email protected].