• E mërkurë 8 Shtator, 2021 13:45

    Përfundon Konferenca përgatitore e ZPS-së/Gjykimi ndaj Gucatit & Haradinajt fillon më 7 tetor

    Sot përfundoi Konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen Gucati & Haradinaj ndërsa seanca e caktuar për nesër anulohet. Gjatë Konferencës, trupi gjykues nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë, mes tjerash, se gjykimi në këtë çështje do të fillojë më 7 tetor me deklaratën hyrëse të ZPS-së. Paraqitja e provave të ZPS -së do të fillojë më 18 tetor dhe ZPS-ja do të thërrasë 3 dëshmitarë dhe do të ketë 4 ditë seanca dëgjimore për çështjen e saj. Datat e synuara për mbylljen e çështjes së ZPS-së dhe gjykimit në tërësi janë caktuar përkatësisht më 9 nëntor dhe 17 dhjetor 2021.

  • E mërkurë 8 Shtator, 2021 09:00

    Konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen Gucati & Haradinaj do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës përgatitore të ZPS-së në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt, e cila do të mbahet sot në orën 09:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E hënë 6 Shtator, 2021 15:45

    Gucati & Haradinaj: Caktohet rendi i ditës për Konferencën përgatitore të ZPS-së këtë javë

    Sot, trupi gjykues II lëshoi urdhrin mbi rendin e ditës për Konferencën e Prokurorit të Specializuar këtë javë (8-9 shtator) në çështjen Gucati & Haradinaj, gjatë së cilës trupi gjykues, mes tjerash, do të caktojë datën për fillimin e gjykimit. Urdhri që specifikon të gjitha çështjet mbi rendin e ditës ndodhet këtu.

  • E enjte 2 Shtator, 2021 18:00

    Gucati&Haradinaj: Përfundon Konf. përg. për gjykimin e çështjes /Javën e ardhshme mbahet Konf. përg. e ZPS-së

    Ju informojmë se sot përfundoi Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj, përfshirë një seancë ex parte me ZPS-në. Gjatë  Konferencës trupi gjykues nxori 14 vendime gojore që kanë të bëjnë, mes tjerash, me afatet për parashtrimet e palëve para fillimit të gjykimit. Njëri nga këto vendime konfirmoi se konferenca përgatitore e Prokurorit të Specializuar do të mbahet javën e ardhshme (8 dhe 9 shtator) siç mund të shihet në Kalendarin tonë të Gjykatës.

  • E enjte 2 Shtator, 2021 08:45

    Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati&Haradinaj do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj e cila do të mbahet në orën 09:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E mërkurë 1 Shtator, 2021 18:15

    Gucati&Haradinaj: Version i redaktuar publik i dosjes paraprake të dorëzuar nga ZPS-ja

    Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt. Dosjen paraprake mund ta lexoni këtu.

  • E mërkurë 1 Shtator, 2021 18:00

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: Hidhen poshtë mocionet e Mbrojtjes mbi ligjshmërinë e DHSK & ZPS dhe të drejtat e të akuzuarëve

    Më 31 gusht, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët hodhi poshtë mocionet e Thaçit, Veselit dhe Selimit mbi ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të caktuara kushtetuese të të akuzuarëve. Vendimin mund ta lexoni këtu.

  • E mërkurë 1 Shtator, 2021 12:30

    Orari i ri i seancës së nesërme dëgjimore në çështjen Gucati & Haradinaj (2 shtator)

    Ju informojmë se Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj, e cila do të mbahet nesër më 2 shtator, do të fillojë në orën 09:30 dhe jo në orën 10:00 siç ishte planifikuar më parë. Kalendari ynë përmban informacionin më të fundit mbi orarin e sallës së gjyqit.

  • E mërkurë 1 Shtator, 2021 09:15

    Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati&Haradinaj do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj e cila do të mbahet në orën 10:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E premte 27 Gusht, 2021 10:15

    Gjykimi i Mustafës: Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave

    Trupi Gjykues I nxori ​​udhëzimet e tij fillestare lidhur me kryerjen e procedurave në gjykimin e Mustafës, sipas të cilave seancat do të mbahen gjatë muajve shtator dhe tetor, si vijon: 20-24 shtator, 27-28 shtator, 4-6 tetor dhe 12-14 tetor. Informacioni më i fundit mbi kalendarin e sallës së gjyqit mund të gjendet në Kalendarin tonë.

    Vendimi më tej thekson se ZPS-ja do të ketë 87 orë për të paraqitur provat e saj. ZPS-ja do të thërrasë 16 dëshmitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë drejtpërdrejt. Për marrjen në pyetje të secilit dëshmitar të ZPS-së, Mbrojtjes dhe përfaqësuesit të viktimave do t’u caktohet përkatësisht 50 për qind dhe 25 për qind e kohës faktike të përdorur nga ZPS-ja për marrjen në pyetje të secilit dëshmitar. Vendimin dhe më shumë detaje mund t’i gjeni këtu.