-
E mërkurë 9 Qershor, 2021 17:15
Share this page
Tjetër datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati&Haradinaj tek trupi gjykues (2 korrik)
Në kalendarin e rishikuar për pjesën e mbetur të procedurave paraprake në çështjen Gucati& Haradinaj, të publikuar sot, gjykatësi i procedurës paraprake Giju, caktoi 2 korrikun 2021 si datë paraprake për kalimin e dosjes tek trupi gykues. Gjykatësi Giju gjithashtu e zgjati për tetë ditë afatin për dorëzimin e dosjes paraprake nga ana e Mbrojtjes (deri më 22 korrik 2021), dhe caktoi Konferencën e ardhshme për ecurinë e çështjes më 25 qershor në orën 11:00. Më shumë hollësi në vendimin (në anglisht).
-
E mërkurë 9 Qershor, 2021 16:30
Share this page
Përfundon Konferenca e dytë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa
Sot përfundoi Konferenca e dytë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa, e mbajtur ex parte dhe në seancë të mbyllur. Konferenca e tretë përgatitore për gjykimin do të fillojë nesër në mëngjes në orën 09:30 dhe gjithashtu do të mbahet tërësisht ex parte dhe në seancë të mbyllur.
-
E mërkurë 9 Qershor, 2021 11:45
Share this page
Përfundon Konferenca e parë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa
Sot përfundoi Konferenca e parë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa. Konferenca përgatitore e radhës për gjykimin në këtë çështje do të fillojë këtë pasdite në orën 14:30 dhe do të mbahet tërësisht ex parte dhe në seancë të mbyllur.
-
E mërkurë 9 Qershor, 2021 08:15
Share this page
Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet në orën 09:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E martë 8 Qershor, 2021 08:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Caktohet paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur në lidhje me apelin për pjesëmarrjen e viktimave
Më 7 qershor 2021, Kryetarja Trendafilova caktoi panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Emilio Gati dhe Kai Ambos, për marrjen e vendimit lidhur me apelin kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake me të cilin ai refuzoi kërkesat e disa individëve për të marrë pjesë si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Këtu është vendimi i caktimit dhe këtu është apeli, i dorëzuar në të njëjtën ditë.
-
E hënë 7 Qershor, 2021 17:30
Share this page
Konferencë e dytë për ecurinë e çështjes në çështjen Shala më 21 qershor
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e dytë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës do të mbahet të hënën, më 21 qershor në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).
-
E premte 28 May, 2021 10:00
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e cila do të mbahet në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E martë 25 May, 2021 10:45
Share this page
Dy vendime për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Mustafa
Trupi gjykues në çështjen Mustafa miratoi kërkesat e katër viktimave tjera dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procedura. Trupi gjykues vendosi që ato të jenë pjesë e Grupit 1 i cili përfaqësohet nga Anni Pues, mbrojtëse e viktimave e caktuar nga Administratorja. Më shumë hollësi në vendimin (në anglisht).
Në një vendim tjetër, trupi gjykues vendosi të caktojë një ekspert i cili do të përgatisë një raport në lidhje me dëmshpërblimet e mundshme të viktimave dhe urdhëroi Zyrën e DHSK-së për Pjesëmarrjen e Viktimave që të paraqesë një listë me tre ekspertë përkatës, deri më 4 qershor.
-
E premte 21 May, 2021 13:15
Share this page
Konferencë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa më 9 qershor
Trupi gjykues në çështjen Mustafa sot vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, më 9 qershor në orën 09:30, e cila, nëse është e nevojshme, do të vazhdojë më 10 qershor. Trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë dy konferenca të tjera pëgatitore për gjykimin, më 10 dhe 11 qershor, të cilat do të mbahen në seancë të mbyllur. Më shumë hollësi në vendim.
-
E premte 21 May, 2021 09:45
Share this page
Konferencë e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati & Haradinaj më 28 maj
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet të premten, më 28 maj në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).