• E mërkurë 24 Mars, 2021 09:45

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E martë 23 Mars, 2021 17:45

    Konferencë e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj më 30 mars

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet më 30 mars në orën 15:00. Më shumë detaje mund të lexoni në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).

     

  • E mërkurë 17 Mars, 2021 13:00

    Konferencë e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 24 mars

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).

    Image
  • E mërkurë 10 Mars, 2021 17:30

    Hidhen poshtë mocionet paraprake të Gucatit&Haradinajt

    Më 8 mars, gjykatësi i procedurës paraprake Giju hodhi poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt të cilët nuk njohin juridiksionin dhe pretendojnë mangësi në aktakuzën kundër tyre. Versioni i redaktuar publik i vendimit mund të lexohet këtu (aktualisht vetëm në anglisht).

  • E hënë 8 Mars, 2021 17:30

    30 qershori data paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati & Haradinaj tek trupi gjykues

    Më 8 mars 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju, caktoi 30 qershorin 2021 si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati & Haradinaj tek trupi gykues. Pjesa tjetër e kalendarit të konsoliduar deri në përfundimin e procedurës paraprake në këtë çështje gjendet këtu (aktualisht vetëm në anglisht).

  • E hënë 8 Mars, 2021 11:30

    Dosja e çështjes Mustafa do t'i kalohet trupit gjykues rreth datës 7 maj

    Gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa, më 5 Mars, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju me vendim gojor ftoi​ mbrojtjen që deri më 30 prill të dorëzojë dosjen e saj paraprake. Gjithashtu, gjykatësi Giju urdhëroi që, varësisht nga zgjidhja e çështjeve të papërfunduara, kalimi i dosjes së çështjes trupit gjykues parashikohet të bëhet më 7 maj ose rreth kësaj date.

  • E premte 5 Mars, 2021 09:30

    Konferenca e sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E mërkurë 24 Shkurt, 2021 15:15

    Çështja Gucati dhe Haradinaj: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 9 prill 2021

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt, gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nikola Giju, me vendim gojor urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 9 prill 2021 të dorëzojë dosjen e saj paraprake.

  • E mërkurë 24 Shkurt, 2021 10:00

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati dhe Haradinaj do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.