• E enjte 30 Shtator, 2021 09:45

    Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median

    Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E hënë 27 Shtator, 2021 13:30

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë ndërsa seanca e caktuar për nesër (28 shtator) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 4 tetor në orën 09:30.

  • E premte 24 Shtator, 2021 17:00

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë dhe do të vazhdojë të hënën, më 27 shtator në orën 11:30.

  • E enjte 23 Shtator, 2021 15:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së

    Dëshmitari i dytë i ZPS-së në gjykimin kundër Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W04600. Dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar.

  • E enjte 23 Shtator, 2021 10:30

    Çështja Shala: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri në janar

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Shala, gjykatësi i procedurës paraprake Giju. me vendim gojor urdhëroi ZPS-në që deri më 28 janar 2022 të dorëzojë dosjen e saj paraprake në këtë çështje.

  • E enjte 23 Shtator, 2021 08:45

    Sot do të mbahen dy seanca

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Shala do të fillojë në orën 09:00, ndjekur nga seanca gjyqësore në çështjen Mustafa, në orën 11:30.