• E premte 27 Nëntor, 2020 10:00

    Aktgjykim i Dhomës Kushtetuese

    Më 26 Nëntor 2020, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese vendosi se amendamentet kushtetuese të propozuara nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës, më 24 gusht 2020, dhe në vijim të referuara para DHSK-së nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara prej Kapitullit II të Kushtetutës. Më shumë detaje mund të lexohen në komunikatën për shtyp dhe në aktgjykim.

  • E mërkurë 18 Nëntor, 2020 14:30

    Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë

    Aktualisht jemi duke hasur në probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë të Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Do të përpiqemi që t'i zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur. Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.

  • E mërkurë 18 Nëntor, 2020 09:45

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E enjte 12 Nëntor, 2020 09:30

    Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 18 nëntor

    Dje, gjykatësi i procedurës paraprake, Nikola Giju, vendosi të thërrasë një konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, të mërkurën, më 18 nëntor, në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin e datës dhe shtojcën e tij (aktualisht vetëm në anglisht).

    Image
  • E mërkurë 11 Nëntor, 2020 11:45

    Rexhep Selimi u vetëdeklarua i pafajshëm

    Rexhep Selimi, i akuzuari i fundit në çështjen Thaçi dhe të tjerët, sot, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, gjithashtu u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Bazuar në rregullën 95 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së, gjykatësi i procedurës paraprake do të vijojë me përgatitjen e çështjes për gjykim.

    • Image
    • Image
  • E mërkurë 11 Nëntor, 2020 09:15

    Seanca e Selimit do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i paraqitjes së parë të Rexhep Selimit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E martë 10 Nëntor, 2020 16:00

    Kadri Veseli u vetëdeklarua i pafajshëm

    Sot, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Kadri Veseli u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image
  • E martë 10 Nëntor, 2020 10:45

    Seanca e Veselit do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i paraqitjes së parë të Kadri Veselit do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E hënë 9 Nëntor, 2020 15:45

    Hashim Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm

    Sot, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Hashim Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image
  • E hënë 9 Nëntor, 2020 11:45

    Jakup Krasniqi u vetëdeklarua i pafajshëm

    Sot, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Jakup Krasniqi u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image