• E hënë 9 Nëntor, 2020 10:15

    Të dyja paraqitjet e para sot do të transmetohen me vonesë

    Paraqitja e parë e Jakup Krasniqit dhe e Hashim Thaçit do të mbahet sot në orën 11:00  respektivisht në orën 15:00. Transmetimi i seancave do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në Shqip

  • E premte 6 Nëntor, 2020 14:30

    Paraqitja e parë e Hashim Thaçit më 9 nëntor në orën 15:00

    Më 9 nëntor 2020 në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Më shumë hollësi mund të gjeni këtu.

  • E premte 6 Nëntor, 2020 09:45

    Operacione në vazhdim e sipër në Kosovë

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë.

  • E enjte 5 Nëntor, 2020 22:30

    Konfirmohet aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

    Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar më 4 dhe 5 nëntor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor. 

  • E mërkurë 4 Nëntor, 2020 08:15

    Operacione në vazhdim e sipër në Prishtinë

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë.

  • E mërkurë 28 Tetor, 2020 16:15

    Salih Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm

    Sot, në paraqitjen e tij të mëtejshme para gjykatësit të procedurës paraprake. Giju, Salih Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Bazuar në rregullën 95 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së, gjykatësi i procedurës paraprake do të vijojë me përgatitjen e çështjes për gjykim. Konferenca për ecurinë e kësaj çështjeje gjyqësore është në vijim e sipër  dhe mund të përcillet përmes transmetimit të saj në Internet.

    Image
  • E mërkurë 28 Tetor, 2020 13:00

    Seanca dëgjimore në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i paraqitjes së mëtejshme/Konferencës për ecurinë në çështjen Mustafa do të bëhet sot me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të parë transmetimin e drejtpërdrejtë në shqip.

    Image