• E hënë 13 Dhjetor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i dhjetë i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W04674.

  • E premte 10 Dhjetor, 2021 11:00

    Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Gucatit

    Dëshmitari i gjashtë i Mbrojtjes së Gucatit është Ϛelë Gashi, anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

  • E premte 10 Dhjetor, 2021 10:00

    Gucati dhe Haradinaj: seanca e sotme do të fillojë më vonë se sa ishte planifikuar

    Ju njoftojmë se gjykimi do të fillojë 15 minuta më vonë se sa ishte planifikuar (në orën 09:45 ose në orën 10:30 për transmetimin me vonesë).

  • E enjte 9 Dhjetor, 2021 16:00

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitari i fundit për ditën e sotme

    Dëshmitari i pestë i Mbrojtjes së Gucatit dhe i fundit për ditën e sotme është Metush Kryeziu, anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

  • E enjte 9 Dhjetor, 2021 13:45

    Thaçi dhe të tjerët: mbajtja e mëtejshme e 3 të akuzuarëve në paraburgim

    Pas urdhrit të tij drejtuar Policisë së Kosovës, më 8 tetor, si dhe parashtrimeve nga Policia e Kosovës dhe nga palët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Vendimet e bëra publike dje (8 dhjetor) mund ti gjeni këtu.

  • E enjte 9 Dhjetor, 2021 11:45

    Dëshmitari i tretë në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

    Elmedina Ballazhi është dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Gucatit. Gjatë periudhës përkatëse ajo ka punuar si gazetare për median “Arbresh.info”.

  • E enjte 9 Dhjetor, 2021 10:30

    Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Gucatit fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Gucatit është Taibe Miftari e cila ka punuar për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në vitin 2020.

  • E mërkurë 8 Dhjetor, 2021 17:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 9 dhjetor

    Të enjten, më 9 dhjetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.