-
E mërkurë 1 Dhjetor, 2021 12:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: nesër mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen
Trupi gjykues II caktoi rendin e ditës të konferencës përgatitore për Mbrojtjen në çështjen Gucati dhe Haradinaj, e cila do të mbahet nesër, më 2 dhjetor, dhe potencialisht edhe më 3 dhjetor (ditë rezervë).
-
E premte 26 Nëntor, 2021 16:45
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: Trupi Gjykues hedh poshtë mocionet e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave
Sot, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj hodhi poshtë mocionet e dorëzuara nga dy ekipet e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarëve, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Vendimin mund ta gjeni këtu.
-
E mërkurë 24 Nëntor, 2021 15:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 25 nëntor
Të enjten, më 25 nëntor, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 24 Nëntor, 2021 13:30
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë
Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë, ndërsa seancat e caktuara më 25 dhe 26 nëntor, anulohen. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 13 dhjetor në orën 09:30.
-
E mërkurë 24 Nëntor, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së fillon dëshminë e tij
Dëshmitari i nëntë i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W04390.
-
E martë 23 Nëntor, 2021 13:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për ditën e sotme
Gjykimi do të vazhdojë nesër, më 24 nëntor, në orën 09:30.
-
E martë 23 Nëntor, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari W04391 vazhdon dëshminë e tij
Dëshmitari i ZPS-së W04391 në gjykimin ndaj Mustafës vazhdon dëshminë e tij. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja.
-
E hënë 22 Nëntor, 2021 15:30
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për ditën e sotme
Gjykimi do të vazhdojë nesër, më 23 nëntor, në orën 09:30.
-
E hënë 22 Nëntor, 2021 12:45
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: pas pushimit seanca do të rifillojë më herët se zakonisht
Pas pushimit të drekës, gjykimi ndaj Mustafës do të vazhdojë në orën 14:00 (respektivisht në orën 14:45, transmetimi me vonesë) dhe jo në orën 14:30 si zakonisht.
-
E hënë 22 Nëntor, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i tetë i ZPS-së fillon dëshminë e tij
Dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W04391.