-
E mërkurë 15 Shtator, 2021 11:15
Share this page
Informacion në lidhje me transmetimin e drejtpërdrejtë në gjykimin ndaj Mustafës
Ju informojmë se, për shkak të vështirësive të mëhershme teknike, një pjesë e shkurtë e seancës dëgjimore nuk ishte e disponueshme në transmetimin e gjykimit ndaj Mustafës. Dhomat e Specializuara të Kosovës do t'a vënë në dispozicion të mediave, sa më shpejt të jetë e mundur, një regjistrim të plotë duke përfshirë pjesën e cila nuk ishte e disponueshme gjatë transmetimit.
-
E mërkurë 15 Shtator, 2021 10:45
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: ZPS-ja fillon deklaratën e saj hyrëse
Zyra e Prokurorit të Specializuar filloi deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër Salih Mustafës.
-
E mërkurë 15 Shtator, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Rikthehet transmetimi i drejtpërdrejt
Ju informojmë se pas një problemi teknik me transmetimin e vonuar të videos, transmetimi i drejtpërdrejt është duke funksionuar përsëri.
-
E mërkurë 15 Shtator, 2021 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Probleme teknike me transmetimin
Ju informojmë se kemi disa probleme teknike që kanë të bëjnë me transmetimin me vonesë, për shkak të të cilave transmetimi i drejtpërdrejt në internet nuk është i disponueshëm për momentin. Shpresojmë se transmetimi do të jetë operacional pas 10 minutave. Faleminderit për mirëkuptimin.
-
E mërkurë 15 Shtator, 2021 08:45
Share this page
Seanca ndaj Mustafës do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i ditës së parë të gjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet në orën 09:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E martë 14 Shtator, 2021 15:30
Share this page
Konferencë e tretë për ecurinë e çështjes në çështjen Shala më 23 shtator
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e tretë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës do të mbahet të enjten, më 23 shtator në orën 09:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E martë 14 Shtator, 2021 12:00
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës së shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet në orën 14:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E mërkurë 8 Shtator, 2021 17:15
Share this page
Konferencë e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 14 shtator
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E mërkurë 8 Shtator, 2021 13:45
Share this page
Përfundon Konferenca përgatitore e ZPS-së/Gjykimi ndaj Gucatit & Haradinajt fillon më 7 tetor
Sot përfundoi Konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen Gucati & Haradinaj ndërsa seanca e caktuar për nesër anulohet. Gjatë Konferencës, trupi gjykues nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë, mes tjerash, se gjykimi në këtë çështje do të fillojë më 7 tetor me deklaratën hyrëse të ZPS-së. Paraqitja e provave të ZPS -së do të fillojë më 18 tetor dhe ZPS-ja do të thërrasë 3 dëshmitarë dhe do të ketë 4 ditë seanca dëgjimore për çështjen e saj. Datat e synuara për mbylljen e çështjes së ZPS-së dhe gjykimit në tërësi janë caktuar përkatësisht më 9 nëntor dhe 17 dhjetor 2021.
-
E mërkurë 8 Shtator, 2021 09:00
Share this page
Konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen Gucati & Haradinaj do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës përgatitore të ZPS-së në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt, e cila do të mbahet sot në orën 09:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.