• E shtunë 10 Korrik, 2021 14:45

    Kadri Veseli: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli, për t'a ndarë pikëllimin me familjen e ngushtë në kohën e zisë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • E premte 25 Qershor, 2021 16:00

    Refuzohet kërkesa e Shalës për lirim të përkohshëm

    Më 23 qershor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake Giju e refuzoi kërkesën për lirimin e përkohshëm të Pjetër Shalës. Vendimin mund ta gjeni këtu (aktualisht vetëm në anglisht).

  • E mërkurë 23 Qershor, 2021 18:45

    Kalimi i dosjes së çështjes Gucati&Haradinaj tek trupi gjykues shtyhet për datën 16 korrik

    Pas vendimit të sotshëm të panelit të Gjykatës së Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Gucati & Haradinaj ka ndryshuar datën e mëparshme për kalimin e dosjes së çështjes tek trupi gjykues, në 16 korrik 2021. Ai gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë aktakuzën e korrigjuar deri më 5 korrik dhe Mbrojtjen që të dorëzojë dosjen paraprake (nëse dëshiron ta bëjë këtë) deri më 12 korrik. Gjithashtu, seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00. Vendimin mund t’a gjeni këtu (vetëm në anglisht).

  • E mërkurë 23 Qershor, 2021 15:15

    Çështja Gucati&Haradinaj: ZPS-ja do të dorëzojë një aktakuzë të korrigjuar

    Më 23 qershor 2021, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi, pjesërisht, apelet e parashtruara nga Gucati dhe Haradinaj mbi mangësitë e pretenduara në formën e aktakuzës kundër tyre. Duke konkluduar se ka disa mangësi në formën e saj, Gjykata e Apelit urdhëroi që ZPS-ja të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Këtu është vendimi i plotë (vetëm në anglisht).

  • E hënë 21 Qershor, 2021 12:15

    Çështja Shala: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 19 nëntor 2021

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Shala, gjykatësi i procedurës paraprake Giju urdhëroi ZPS-në që deri më 19 nëntor 2021 të dorëzojë dosjen paraprake në këtë çështje.

  • E hënë 21 Qershor, 2021 09:45

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Shala do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës, e cila do të mbahet në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

    Image
  • E premte 18 Qershor, 2021 18:00

    Gjykimi i Mustafës fillon më 15 shtator

    Trupi gjykues I caktoi të mërkurën, 15 shtator 2021, si datë për fillimin e gjykimit në çështjen Salih Mustafa. Më shumë hollësi në vendimin (vetëm në anglisht).

  • E enjte 10 Qershor, 2021 11:15

    Çështja Mustafa: Përfundon Konferenca e fundit përgatitore për gjykimin

    Sot përfundoi Konferenca e tretë dhe e fundit përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa, e mbajtur ex parte dhe në seancë të mbyllur.

  • E mërkurë 9 Qershor, 2021 17:15

    Tjetër datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati&Haradinaj tek trupi gjykues (2 korrik)

    Në kalendarin e rishikuar për pjesën e mbetur të procedurave paraprake në çështjen Gucati& Haradinaj, të publikuar sot, gjykatësi i procedurës paraprake Giju, caktoi 2 korrikun 2021 si datë paraprake për kalimin e dosjes tek trupi gykues. Gjykatësi Giju gjithashtu e zgjati për tetë ditë afatin për dorëzimin e dosjes paraprake nga ana e Mbrojtjes (deri më 22 korrik 2021), dhe caktoi Konferencën e ardhshme për ecurinë e çështjes më 25 qershor në orën 11:00. Më shumë hollësi në vendimin (në anglisht).

  • E mërkurë 9 Qershor, 2021 16:30

    Përfundon Konferenca e dytë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa

    Sot përfundoi Konferenca e dytë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa, e mbajtur ex parte dhe në seancë të mbyllur. Konferenca e tretë përgatitore për gjykimin do të fillojë nesër në mëngjes në orën 09:30 dhe gjithashtu do të mbahet tërësisht ex parte dhe në seancë të mbyllur.