• E martë 15 Dhjetor, 2020 11:00

    Paraqitja e parë e Haradinajt shtyhet më 18 dhjetor

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, paraqitja e parë e Nasim Haradinajt është shtyrë për të premten, më 18 dhjetor në orën 14:00. Vendimin mbi shtyrjen mund t’a gjeni këtu.

  • E hënë 14 Dhjetor, 2020 17:30

    Më 15 dhjetor mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, paraqitja e parë e Nasim Haradinajt do të mbahet më 15 dhjetor 2020 në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Më shumë hollësi në lajme.

  • E hënë 14 Dhjetor, 2020 17:15

    Konfirmohet aktakuza kundër Gucatit&Haradinajt/paraqitjet e para do të mbahen këtë javë

    Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Paraqitjet e para do të mbahen më 15 dhjetor (Haradinaj) dhe më 18 dhjetor (Gucati). Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

    Image
  • E hënë 14 Dhjetor, 2020 12:45

    Konferenca e sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet sot në orën 15:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E mërkurë 9 Dhjetor, 2020 17:15

    Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Hysni Gucatit

    Më 9 dhjetor 2020, Paneli i Dhomës së Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës hodhi poshtë apelin e parashtruar nga Hysni Gucati kundër vendimit të Gjykatësit të Vetëm mbi ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe kërkesën për dorëzani. Më shumë informacion mund të gjeni në lajme dhe në vendimin.

  • E mërkurë 9 Dhjetor, 2020 10:30

    Konferencë e dytë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 17 dhjetor

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve do të mbahet më 17 dhjetor në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).

    Image
  • E premte 4 Dhjetor, 2020 10:00

    Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa më 14 dhjetor

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës do të mbahet më 14 dhjetor në orën 15:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).

    Image
  • E hënë 30 Nëntor, 2020 15:00

    Publikohet vendimi i konfirmimit të aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve

    Më 30 nëntor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës bëri publik vendimin e konfirmimit të aktakuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Versioni i redaktuar publik i vendimit mund të lexohet këtu (për momentin vetëm në anglisht).

  • E premte 27 Nëntor, 2020 10:00

    Aktgjykim i Dhomës Kushtetuese

    Më 26 Nëntor 2020, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese vendosi se amendamentet kushtetuese të propozuara nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës, më 24 gusht 2020, dhe në vijim të referuara para DHSK-së nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara prej Kapitullit II të Kushtetutës. Më shumë detaje mund të lexohen në komunikatën për shtyp dhe në aktgjykim.

  • E mërkurë 18 Nëntor, 2020 14:30

    Probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë

    Aktualisht jemi duke hasur në probleme teknike me transmetimin e drejtpërdrejtë të Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Do të përpiqemi që t'i zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur. Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.