Skip to main content
Back to the homepage
  • English
  • Shqip
  • Srpski
Subscribe to RSS
NA GJENI NË
  • Find us on Twitter
  • Find us on Youtube
  • Find us on Instagram
  • Ballina
  • Dhomat e Specializuara
  • ZPS
  • Çështjet Gjyqësore
  • Përfaqësimi juridik
  • Dokumente
  • Lajme/Media
  • Kontaktet
  • Kalendari
  • Prokurimet
  1. Shtëpia/
  2. /

Aktuale

  • E premte 21 May, 2021 13:15

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Konferencë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa më 9 qershor

    Trupi gjykues në çështjen Mustafa sot vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, më 9 qershor në orën 09:30, e cila, nëse është e nevojshme, do të vazhdojë më 10 qershor. Trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë dy konferenca të tjera pëgatitore për gjykimin, më 10 dhe 11 qershor, të cilat do të mbahen në seancë të mbyllur. Më shumë hollësi në vendim.

     

  • E premte 21 May, 2021 09:45

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Konferencë e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati & Haradinaj më 28 maj

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet të premten, më 28 maj në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).

  • E mërkurë 19 May, 2021 08:15

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E premte 14 May, 2021 15:45

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Konferencë e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 19 maj

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet të mërkurën, më 19 maj në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).

  • E premte 7 May, 2021 15:30

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Z. Simon Laws QC caktohet mbrojtës i viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Më 7 maj 2021, Administratorja caktoi z. Laws që të përfaqësojë viktimat në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Më 21 prill 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi nëntë individë si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

  • E premte 7 May, 2021 15:30

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Dr. Anni Pues caktohet si mbrojtëse e viktimave në çështjen Mustafa

    Më 7 maj 2021, Administratorja caktoi dr. Pues që të përfaqësojë viktimat në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës. Vendimi vjen një javë pasi Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesat e pesë viktimave për të marrë pjesë në procesin gjyqësor. 

  • E enjte 6 May, 2021 16:15

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Kryetarja cakton trupin gjykues I në çështjen Mustafa

    Sot, Kryetarja caktoi gjykatësit në trupin gjykues I pas kalimit të dosjes së çështjes Mustafa.

  • E mërkurë 5 May, 2021 18:30

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Dosja e çështjes Mustafa do t'i kalohet trupit gjykues më 7 maj

    Sot, Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Salih Mustafës do të jetë gati për t’ia kaluar trupit gjykues më 7 maj 2021.

  • E mërkurë 5 May, 2021 18:00

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Kadri Veseli kthehet në Hagë

    Sot, Kadri Veseli u kthye në Hagë dhe ka mbërritur në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).  

  • E djelë 2 May, 2021 18:30

    Share this page

    • Share this page on Facebook
    • Share this page on X (Twitter)

    Kadri Veseli: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • Show More
© 2026 Kosovo Specialist Chambers & Specialist Prosecutor's Office
  • Komente të vizitorëve të faqes së internetit
  • Kontaktet
  • Njoftim Ligjor
  • Cookie-t
  • Njoftim për Privatësinë