-
E mërkurë 8 Nëntor, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit Dedaj
Mbrojtja e Hashim Thaçit është duke vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të Prokurorisë, Gjergj Dedaj.
-
E martë 7 Nëntor, 2023 14:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: urdhër mbi procedurat publike
Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues dha një urdhër gojor lidhur me mbajtjen e seancave publike në këtë çështje gjyqësore, me të cilin urdhëron palët të rishikojnë transkriptet e seancave private dhe të mbyllura brenda afateve të përcaktuara.
Si rregull i përgjithshëm, në çdo kërkesë për redaktim informacioni palët duhet gjithashtu të identifikojnë mjaftueshëm dëshmitarët e mbrojtur dhe informacionin konfidencial. Për këtë, ato duhet të mbajnë parasysh nevojën për të siguruar kryerjen e procesit në seanca publike sa më shumë që të jetë e mundur, por edhe mbrojtjen efektive të personave për të cilët janë miratuar masa mbrojtëse.
Trupi Gjykues paraqiti edhe një masë shtesë, e cila do të forcojë zbatimin e parimit të procesit publik: palët do të dorëzojnë versione të redaktuara publike të parashtrimeve në të njëjtën kohë me versionet konfidenciale, përveç në rast se ka arsye bindëse për të kundërtën.
Ju lutem, kini parasysh se ky urdhër gojor lidhet me të njëjtin aspekt për të cilin është bërë njoftim më herët këtë vit, kur Trupi Gjykues shprehu shqetësimin se në këtë çështje gjyqësore shumë dëshmi ishin dhënë në seanca private ose të mbyllura.
-
E martë 7 Nëntor, 2023 10:00
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari Dedaj vazhdon dëshminë e tij
Prokuroria është duke vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarit 33, Gjergj Dedaj, në në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.
-
E hënë 6 Nëntor, 2023 11:00
Share this page
Isni Kilaj: urdhërohet mbajtja e mëtejshme
Më 6 nëntor 2023, Gjykatësi i Vetëm i DHSK-së, Nikola Giju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, i cili mund të lexohet këtu, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme.
-
E hënë 6 Nëntor, 2023 10:15
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i ri i ZPS-së
Dëshmitari i 33-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është Gjergj Dedaj dëshmia e të cilit ka filluar këtë mëngjes.
-
E shtunë 4 Nëntor, 2023 12:30
Share this page
Isni Kilaj: përfundon paraqitja e parë
Paraqitja e parë e Isni Kilajt para gjykatësit të vetëm të DHSK-së ka përfunduar.
-
E premte 3 Nëntor, 2023 18:00
Share this page
Isni Kilaj arrestohet dhe transferohet në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së në Hagë – Paraqitja e parë të shtunën, më 4 nëntor 2023
Isni Kilaj u arrestuan dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), në bazë të fletarrestimit të ZPS-së dhe urdhrit për transferim lëshuar nga gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Ai u transferuan në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së në Hagë sot më 3 nëntor 2023.
Paraqitja e parë e z. Isni Kilaj është caktuar të zhvillohet të shtunën, 4 nëntor 2023, ora 10:00, në sallën e gjyqit të DHSK-së.
Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E premte 3 Nëntor, 2023 11:15
Share this page
Çështja Januzi dhe Bahtijari: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 2 shkurt 2024
Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtijari, gjykatësi i procedurës paraprake, Nikola Giju, me vendim gojor urdhëroi Prokurorinë që deri më 2 shkurt 2024 të dorëzojë dosjen paraprake.
-
E enjte 2 Nëntor, 2023 15:15
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 6 nëntor
Predrag Dediq e përfundoi dëshminë e tij në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave ndërsa gjykimi do të rinis të hënën, më 6 nëntor, në orën 09:00.
-
E enjte 2 Nëntor, 2023 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 02 nëntor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së