E enjte 8 Shkurt, 2024 18:45

Salih Mustafa: vendim për konflikt të mundshëm interesi lidhur me emërimin e Mbrojtësit

Pas pranimit të kërkesës nga Venkateswari Alagendra në lidhje me emërimin e saj të mundshëm si Mbrojtëse e Salih Mustafës, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët konstatoi sot, më 8 shkurt, se ekziston një konflikt i mundshëm interesi nëse ajo do të përfaqësonte edhe Salih Mustafën, përveç emërimit të saj si Mbrojtëse e Jakup Krasniqit. Megjithatë, Trupi Gjykues theksoi se ky vendim nuk duhet të konsiderohet si qëndrim i tij nëse Alagendra duhet të emërohet si Mbrojtëse e Mustafës apo jo sepse këto çështje vendosen nga Administratorja.

Më shumë detaje mund të gjenden në vendim kurse në vijim janë njoftimet tona të mëparshme për këtë çështje: 25/01/2024, 30/01/2024