Më 7 shtator 2026, Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me Gjykimin e Çështjes lëshoi urdhrin në të cilin paraqet rendin e ditës për deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, që ishin planifikuar më herët të mbaheshin më 10, 11 dhe 14 shtator. Në urdhër i jepen tri orë ZPS-së dhe nga 45 minuta deri në dy orë ekipeve të Mbrojtjes për fjalën e tyre përmbyllëse. Seancat do të fillojnë në orën 09:30 dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15.
E hënë
7 Shtator, 2026
16:50