PËRMBLEDHJE E VEPRAVE PENALE TË PRETENDUARA

Fletarrestimi ndaj Isni Kilajt u lëshua nga Prokurori i Specializuar në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074 (KPK), dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).


ZHVILLIMET PROCEDURALE*

  • Isni Kilaj u arrestua më 2 nëntor 2023 dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 3 nëntor 2023.

  • Seanca e paraqitjes së parë të Kilajt u mbajt më 4 nëntor 2023 para gjykatësit të vetëm në bazë të nenit 41 të Ligjit dhe rregullës 55 të Rregullores.

*Prokurori i Specializuar ende nuk ka ngritur aktakuzë në këtë çështje. Aktualisht, Isni Kilaj konsiderohet i dyshuar.

Informacion/statistika për çështjen aktuale *
Gjykatësi i vetëm Gjykatës Nikola Giju
Mbrojtësi Ian Eduards (mbrojtës kujdestar), Xhozef Holms (bashkëmbrojtës)

*Nga 27/02/2024 


LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Kilaj. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Kilaj
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
04/11/2023 Paraqitje e parë Videoja Transkripti

Informacion për lëndën

I akuzuar: 
Isni Kilaj
Numri i çështjes: 
KSC-BC-2018-01 (numri i përkohshëm i çështjes)
Faza e çështjes: 
* Procedimi sipas nenit 15(2) të Ligjit

Dokumente në lidhje me çështjen (procedura paraprake)