Çështja ka të bëjë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, sipas nenit 15(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj, respektivisht kryetar dhe nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022. Të dy të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Palët kanë 30 ditë afat për të bërë njoftimet e tyre për apel, nëse kanë.