Sipas aktakuzës, Sabit Januzi është shtetas i Kosovës, i lindur në Bërvenik, Kosovë. 

Sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari është shtetas i Kosovës, i lindur në Fushticë të Poshtme, Kosovë. 

Sipas aktakuzës, Haxhi Shala është shtetas i Kosovës, i lindur në Banjë, Malishevë, Kosovë. 

HISTORIKU I AKTAKUZËS

Aktakuza kundër Januzit dhe Bahtijarit (lënda numër KSC-BC-2023-10) u konfirmua më 2 tetor 2023 dhe u bë publike më 6 tetor 2023. Aktakuza kundër Haxhi Shala (lënda numër KSC-BC-2023-11) u konfirmua më 4 dhjetor 2023 dhe u bë publike më 12 dhjetor 2023.

Më 12 janar 2024, pas kërkesës për bashkimin e këtyre të çështjeve, ZPS-ja dorëzoi propozimin për aktakuzë të përbashkët, por Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi ZPS-në më 8 shkurt 2024 që ta parashtrojë përsëri. Në ndërkohë, çështja e përbashkët do të vazhdojë në bazë të aktakuzave që janë konfirmuar në dy çështjet, konkretisht aktakuzës së konfirmuar më 2 tetor 2023 për çështjen KSC-BC-2023-10 dhe aktakuzës së konfirmuar më 4 dhjetor 2023 për çështjen KSC-BC2023-11.


PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Sipas aktakuzave që janë konfirmuar, “Dëshmitari 1” është person që ka dhënë informacion, ose ka shumë të ngjarë ta bëjë këtë, për Task Forcën Hetimore Speciale, ZPS-në ose Trupit Gjykues të DHSK-së për krime ose vepra penale që përfshihen në juridiksionin e DHSK-së. Në aktakuza thuhet se, midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Shala, në bashkëpunim me individë të tjerë, përfshirë Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, bashkërenduan si grup para dhe pasi Januzi dhe Bahtijari e kontaktuan Dëshmitarin 1.

Në aktakuza më tutje thuhet se, me urdhër të Haxhi Shalës, Januzi dhe Bahtijari e takuan individualisht Dëshmitarin 1 në dy raste të veçanta për ta nxitur që të tërheqë dëshminë ose të mos japë dëshmi në procedurat zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, përfshirë duke përdorur kërcënime të rënda dhe premtim të përfitimeve.

Akuzat janë si vijon:

DY AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

  • Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe Pika 2)

NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

  • Frikësim gjatë procedurave penale (Pika 3)

 

LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI (KSC-BC-2023-10)

LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI (KSC-BC-2023-11)

 


ZHVILLIME PROCEDURALE

  • Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u arrestuan më 5 tetor në Kosovë dhe u transferuan në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 6 tetor 2023. Në paraqitjen e tyre të parë më 9 tetor 2023 të dy të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës.

  • Haxhi Shala u arrestua më 11 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 12 dhjetor 2023. Në paraqitjen e tij të parë më 13 dhjetor 2023, i akuzuari nuk u deklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Në paraqitjen e mëtejshme më 15 dhjetor 2023, ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

  • Më 13 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi kërkesë për bashkimin e çështjes kundër Januzit dhe Bahtijarit (KSC-BC-2023-10) me çështjen kundër Haxhi Shalës (KSC-BC-2023-11). Më 8 shkurt 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për bashkimin e dy çështjeve dhe vendosi që çështja e përbashkët do të quhet Prokurori i Specializuar kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës dhe do të mbajë numrin e çështjes KSC-BC-2023-10.

  • Më 27 mars 2024, Gjykatësi i Procedurës Paraprake caktoi 21 qershorin 2024 si datë për kalimin e dosjes së çështjes Trupit Gjykues.

Të dhëna/statistika për gjykimin*
Gjykatësi i procedurës paraprake Gjykatës Nikola Giju
Zyra e Prokurorit të Specializuar Xhoshua Hafec, Taznin Shahabudin
Mbrojtja Januzi: Xhonëthën Elistan Ris (Mbrojtës), Hju Bouden (bashkëmbrojtës)
Bahtijari: Felisiti Xherri (Mbrojtës), James O’Keefe (bashkëmbrojtës)
H. Shala: Tobi Kadman (mbrojtës), Xhon Kabon dhe Almudena Bernabeu Garcia (bashkëmbrojtës)
Faza e gjykimit  Procedurë paraprake; dosja e çështjes do t'i kalohet Trupit Gjykues më 21 qershor 2024
Kohëzgjatja e procedurës paraprake 5 muaj, 27 ditë (Januzi dhe Bahtijari)
3 muaj, 21 ditë (H. Shala)

*Nga 02/04/2024 


LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Januzi, Bahtjari dhe H. Shala
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
09/10/2023 Paraqitje e parë
(Bahtijari)
Videoja Transkripti
09/10/2023 Paraqitje e parë
(Januzi)
Videoja Transkripti
12/10/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes (Januzi dhe Bahtijari) Videoja Transkripti
03/11/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes (Januzi dhe Bahtijari) Videoja Transkripti
13/12/2023 Paraqitje e parë (H. Shala) Videoja Transkripti
14/12/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes (Januzi dhe Bahtijari) Videoja Transkripti
15/12/2023 Konference mbi ecurinë e çështjes/Paraqitje e mëtejshme (Haxhi Shala) Videoja Transkripti
13/02/2024 Konference mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
22/03/2024 Konference mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti