Çështja Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala – Sabit Januzi, i akuzuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Sipas aktakuzës, Sabit Januzi është shtetas i Kosovës, i lindur në Bërvenik, Kosovë. 

Çështja Sabit Januzi, Ismeti Bahtijari dhe Haxhi Shala – Ismet Bahtijari, i akuzuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari është shtetas i Kosovës, i lindur në Fushticë të Poshtme, Kosovë. 

Çështja Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala – Haxhi Shala, i akuzuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Sipas aktakuzës, Haxhi Shala është shtetas i Kosovës, i lindur në Banjë, Malishevë, Kosovë. 

HISTORIKU I AKTAKUZËS

02/10/2023

U konfirmua Aktakuza kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit (numri i çështjes: KSC-BC-2023-10), që u bë publike më 06/10/2023.

04/12/2023

U konfirmua Aktakuza kundër Haxhi Shalës (numri i çështjes KSC-BC-2023-11), që u bë publike më 12/12/2023.

12/01/2024

Pas kërkesës për bashkimin e dy çështjeve gjyqësore, ZPS-ja dorëzoi Aktakuzën e Përbashkët të Propozuar; më 08/02/2024 Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi ridorëzimin e saj.

16/02/2024

ZPS-ja dorëzoi Aktakuzën e Ndryshuar kundër Januzit dhe Bahtijarit vetëm për të korrigjuar gabimet drejtshkrimore dhe përmirësuar qartësinë dhe saktësinë.

27/02/2024

ZPS-ja ridorëzoi Aktakuzën e Përbashkët që u bë publike më 03/07/2024

17/05/2024

Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshimin e Aktakuzës dhe përfshirjen e pretendimeve të reja faktike (vetëm për Januzin dhe Bahtijarin).

10/07/2024

Pas konfirmimit të ndryshimeve nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake, ZPS-ja dorëzoi Aktakuzën e Përbashkët të Ndryshuar. 

06/12/2024

Pas marrëveshjeve për pranimin e fajësisë, ZPS-ja dorëzoi Aktakuzën e Rishikuar ku përfshiu kushtet e marrëveshjeve për pranimin e fajësisë.

17/12/2024

ZPS-ja dorëzoi Aktakuzën e Rishikuar më Tej.


PËRMBLEDHJE E AKUZAVE

Sipas aktakuzës së konfirmuar, “Dëshmitari 1” është person që ka dhënë informacion, ose ka shumë të ngjarë ta bëjë këtë, për Task Forcën Hetimore Speciale, ZPS-në ose Trupit Gjykues të DHSK-së për krime ose vepra penale që përfshihen në juridiksionin e DHSK-së. Në aktakuzë thuhet se, midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Shala, Januzi dhe Bahtijari, në bashkëpunim me individë të tjerë, bashkërenduan si grup para dhe pasi Januzi dhe Bahtijari e kontaktuan Dëshmitarin 1.

Në aktakuzë gjithashtu thuhet se, duke zbatuar urdhrat e Shalës, Januzi dhe Bahtijari u takuan ndaras me Dëshmitarin 1 në dy raste të veçanta për ta joshur që të tërhiqte dëshminë ose të mos jepte dëshmi në procesin zyrtar para Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke përfshirë përdorimin e kërcënimeve të rënda dhe premtim të dhuratave ose formave të tjera të përfitimit.

Akuzat janë si vijon:

DY AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK

  • Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe Pika 2)*

NJË AKUZË PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

  • Frikësim gjatë procedurave penale (Pika 3)

*Pika 1 u hoq më vonë sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, shih më poshtë.

 


ZHVILLIMET PROCEDURALE

Procedura paraprake/Gjykimi (Numri i çështjeve: KSC-BC-2023-10 dhe KSC-BC-2023-11)

05–06/10/2023

Januzi dhe Bahtijari u arrestuan dhe transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së. 

09/10/2023

Paraqitja e parë e Januzit dhe Bahtijarit; të dy u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat.

11–12/12/2023

Haxhi Shala u arrestua dhe transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së.

13/12/2023

Paraqitja e parë e H. Shalës para Gjykatësit të Procedurës Paraprake; ai nuk u vetëdeklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. 

13/12/2023

ZPS-ja dorëzoi kërkesë për bashkimin e çështjeve KSC-BC-2023-10 (Januzi dhe Bahtijari) dhe KSC-BC-2023-11 (H. Shala).

15/12/2023

Paraqitja e mëtejshme e Shalës; ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

08/02/2024

Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për bashkimin e çështjeve; çështja mori emrin Prokurorja k. Januzit, Bahtijarit dhe Shalës me numrin e çështjes KSC-BC-2023-10.

16/02/2024

ZPS-ja dorëzoi Dosjen Paraprake (konfidenciale) në çështjen gjyqësore të përbashkët; versioni i redaktuar publik u dorëzua më 17/01/2025.

19/06/2024

Mbrojtja e Bahtijarit dorëzoi Dosjen Paraprake (konfidenciale); versionet e përditësuara u dorëzuan më 19/08/2024 dhe 02/09/2024.

02/09/2024

Mbrojtja e Januzit dhe Shalës dorëzuan dosjet paraprake (konfidenciale); versionet e redaktuara publike u dorëzuan më 02/10/2024 (Shala) dhe 19/01/2025 (Januzi).

12/07/2024

Paraqitja e mëtejshme e Januzit dhe Bahtijarit; të dy u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzën e re në Aktakuzën e Përbashkët të Ndryshuar.

04/09/2024

Dosja e çështjes gjyqësore iu kalua Trupit Gjykues I.

07–08/10/2024

U mbajtën konferencat përgatitore për gjykimin.

24/10/2024

Trupi Gjykues vendosi që gjykimi të fillonte më 14/11/2024.

12/11/2024

Pas njoftimeve nga të dyja palët, Trupi Gjykues shtyu fillimin e gjykimit për të mundësuar finalizimin e marrëveshjeve për pranimin e fajësisë.

06/12/2024

Palët dorëzuan marrëveshjet për pranimin e fajësisë, por Trupi Gjykues konstatoi se marrëveshja e Bahtijarit nuk përputhej me rregullën 84 dhe urdhëroi ridorëzimin e saj; ajo u ridorëzua më 16/12/2024

18–19/12/2024

U mbajtën seancat mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë; Trupi Gjykues konfirmoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë; të tre të akuzuarit u vetëdeklaruan fajtorë për pengim të personave zyrtarë (Pika 2) dhe për frikësim gjatë procedurës penale (Pika 3).

20/01/2025

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave e DHSK-së dorëzoi raport në lidhje me kërkesat e viktimave (sikurse u urdhërua gjatë seancave mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë).

31/01/2025

Trupi Gjykues pranoi një person si viktimë pjesëmarrëse.

04/02/2025

Trupi Gjykues miratoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe shqiptoi dënimet: Shala – 3 vjet; Januzi dhe Bahtijari – 2 vjet secili; Viktimës iu akordua si zhdëmtim shuma e gjithsejtë prej 500 eurosh (Shala 400 euro; Januzi 100 euro; Bahtijari u përjashtua nga pagesa).

19/02/2025

Administratorja e DHSK-së njoftoi se shuma e gjithsejtë e zhdëmtimit prej 500 eurosh iu transferua viktimës në këtë çështje gjyqësore.

Informacion për lëndën/Statistika
Përbërja e Trupit Gjykues
Gjykatësit Mapi Feld-Folia (kryesuese), Roland Dekers, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë)
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Taznin Shahabudin, Xhon Dëvejni
Mbrojtja
Januzi: Xhonathan Elistan Ris (Mbrojtës), Hju Bauden (Bashkëmbrojtës)
Bahtijari: Felisiti Geri (Mbrojtëse), Marion Karin (Bashkëmbrojtëse)
H. Shala: Tobi Kadman (mbrojtës), Xhon Kabon (Bashkëmbrojtës)
Vendimet mbi rishikimin e paraburgimit (gjithsej)
Januzi: 7
Bahtijari: 8
H. Shala: 6
Kohëzgjatja e gjithsejtë në Gjykatën Themelore (nga transferimi në DHSK deri në shqiptimin e dënimit))
15 muaj, 29 ditë  (Januzi dhe Bahtijari)
13 muaj, 23 ditë (H. Shala)

Kërkesa e Haxhi Shalës për Mbrojtje të Ligjshmërisë para Gjykatës Supreme (Numri i çështjes: KSC-BC-2023-10)

12/07/2024

Haxhi Shala dorëzoi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë sipas nenit 48(6)-(8) të Ligjit dhe rregullës 193 të Rregullores në lidhje me paraburgimin e tij. 

09/09/2024

Paneli i Gjykatës Supreme rrëzoi Kërkesën dhe nuk konstatoi shkelje të konsiderueshme të procedurave as nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake që urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të të akuzuarit, as nga Paneli i Apelit që la në fuqi vendimin.

16/10/2024

Paneli i Gjykatës Supreme rrëzoi Kërkesën e H. Shalës për Rishikim të vendimit të mëparshëm të tij.


Çështjet para Gjykatës Supreme – Përbërja
Përbërja e Panelit të Gjykatës Supreme
Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Taznin Shahabudin, Xhon Dëvejni
Mbrojtja
Januzi: Xhonathan Elistan Ris (mbrojtës), Hju Bauden (bashkëmbrojtës)
Bahtijari: Felisiti Geri (mbrojtës)
H.Shala: Tobi Kadman (mbrojtës), Xhon Kabon (bashkëmbrojtës)


Kërkesa Referuese e Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës: KSC-CC-2024-23)

03/04/2024

Të tre të akuzuarit dorëzuan kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku kundërshtuan kushtetutshmërinë e Rregullores së Ndihmës Juridike të Dhomave të Specializuara. 

24/04/2024

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese e shpalli të papranueshme Kërkesën Referuese dhe konstatoi se asgjë në Kërkesën Referuese nuk krijonte perceptimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese të parashtruesve të kërkesës.

Kërkesa Referuese e H. Shalës drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Numri i lëndës KSC-CC-2024-28)

11/11/2024

Haxhi Shala dorëzoi kërkesë referuese sipas nenit 49(3) të Ligjit, ku pretendoi shkelje të të drejtave themelore të tij në lidhje me paraburgimin.

06/03/2025

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese nuk konstatoi shkelje të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut që pretendoi parashtruesi i kërkesës. 


Çështjet para Gjykatës Kushtetuese – Përbërja
Përbërja e Panelit të Gjykatës Kushtetuese
Gjykatësit Vidar Stensland (kryesues), Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti
Zyra e Prokurorit të Specializuar
Taznin Shahabudin, Xhon Dëvejni
Mbrojtja
Januzi: Xhonathan Elistan Ris (mbrojtës), Hju Bauden (bashkëmbrojtës)
Bahtijari: Felisiti Geri (mbrojtës)
H.Shala: Tobi Kadman (mbrojtës), Xhon Kabon (bashkëmbrojtës)

 

Modifikimi i dënimeve

19/02/2025

Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova modifikoi dënimet e Januzit dhe Bahtijarit për t’i liruar më 21 shkurt 2024, me kushtet e përcaktuara për pjesën e mbetur të dënimeve të tyre. 

04/10/2025

Januzi dhe Bahtijari përfunduan vuajtjen e dënimeve të tyre.


LISTA E TË GJITHA SEANCAVE

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme. 

Incizimet e qasshme audiovizuale klasifikohen si PUBLIKE dhe nuk përfshijnë pjesë të seancave që janë KONFIDENCIALE dhe/ose mund të përmbajnë pjesë të seancave që janë riklasifikuar si PUBLIKE.  

Lista e të gjitha seancave publike në çështjen Januzi, Bahtjari dhe H. Shala
Data Lloji i seancës Video regjistrimi Transkripti
09/10/2023 Paraqitje e parë
(Bahtijari)
Videoja Transkripti
09/10/2023 Paraqitje e parë
(Januzi)
Videoja Transkripti
12/10/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes (Januzi dhe Bahtijari) Videoja Transkripti
03/11/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes (Januzi dhe Bahtijari) Videoja Transkripti
13/12/2023 Paraqitje e parë (H. Shala) Videoja Transkripti
14/12/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes (Januzi dhe Bahtijari) Videoja Transkripti
15/12/2023 Konferencë mbi ecurinë e çështjes/Paraqitje e mëtejshme (Haxhi Shala) Videoja Transkripti
13/02/2024 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
22/03/2024 Konferencë mbi ecurinë e çështjes Videoja Transkripti
12/07/2024 Paraqitje e mëtejshme (Januzi, Bahtijari) Videoja Transkripti
07/10/2024 Konferencë përgatitore për gjykim Videoja Transkripti
08/10/2024 Konferencë përgatitore për gjykim Videoja Transkripti
18/12/2024 Seancë mbi marrëveshje për pranimin e fajësisë (Shala&Januzi) Videoja Transkripti
19/12/2024 Seancë mbi marrëveshje për pranimin e fajësisë (Shala&Januzi) Videoja Transkripti
04/02/2025 Vendimi mbi marrëveshjet për pranimin e fajësisë Videoja Transkripti