Në lidhje me publikimet e djeshme në disa prej mjeteve të informimit publik lidhur me gjykatësin Vladimir Mikula, e konsideroj të nevojshme të jap deklaratën e mëposhtme:

Gjykatësi Mikula është një nga 20 gjykatësit e emëruar në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësit nuk kryejnë funksione gjyqësore, përveçse kur caktohen në një çështje gjyqësore prej Kryetares së DHSK-së. Ata nuk kanë qasje në informacione konfidenciale që kanë të bëjnë me punën e DHSK-së dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Gjykatësit nuk marrin pjesë në asnjë operacion të sigurisë. Madje edhe kur caktohen në një çështje, gjykatësit informohen për sa më lart vetëm nëse është rreptësisht e nevojshme për kryerjen e funksioneve të tyre gjyqësore. Që nga emërimi i tij, gjykatësi Mikula deri më tani nuk është caktuar në asnjë çështje gjyqësore dhe rrjedhimisht nuk ka kurrfarë qasje në informacione konfidenciale  që kanë të bëjnë me punën e DHSK-së dhe ZPS-së.

Dua të theksoj edhe një herë se mandati i DHSK-së është të kryejë procedura gjyqësore të sigurta, të pavarura dhe të paanshme. DHSK-ja është e përkushtuar plotësisht për përmbushjen e këtij mandati dhe punon në përputhje me të. Mbrojtja e dëshmitarëve ka dhe do të ketë rëndësi thelbësore për DHSK-në dhe ZPS-në.

Burimi: 
Dhomat e specializuara