Sot, anëtarë të komisionit parlamentar gjerman për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare vizituan Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në selinë e tyre në Hagë. Kryetarja, Ekaterina Trendafilova, Zëvendësprokurori i Specializuar, Kwai Hong Ip dhe Administratorja, Dr. Fidelma Donlon, i informuan vizitorët për zhvillimet në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“I shpreh mirënjohjen Republikës Federale të Gjermanisë për mbështetjen ndaj Dhomave të Specializuara dhe mandatit të tyre si një gjykatë penale e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me mbështetjen e BE-së për kryerjen e proceseve gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta,” deklaroi Kryetare Trendafilova. 

“Si përfaqësues i Bundestagut gjerman, jam shumë i impresionuar me punën e rëndësishme të Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës për të mundësuar dhënien e llogarisë për kryerjen e krimeve të rënda dhe për mundësimin e proceseve gjyqësore të sigurta dhe të drejta,” theksoi kryesuesi i delegacionit, Jürgen Braun.

Burimi: 
Dhomat e specializuara