Më 31 tetor dhe 1 nëntor 2019, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) organizuan në selinë e tyre  në Hagë një takim të grupit të punës të mbrojtësve, në mbështetje të përpjekjeve të tyre për krijimin e Organit Përfaqësues të Pavarur të Mbrojtësve. Ky organ synon të mbështetë punën, efikasitetin dhe pavarësinë e mbrojtësve që ushtrojnë profesionin para DHSK-së, si dhe të vendosë kanale komunikimi dhe konsultimi midis mbrojtësve dhe DHSK-së. Gjatë këtij takimi, grupi i punës i mbrojtësve diskutoi dhe finalizoi një version të parë të Dokumentit Themelues të Organit Përfaqësues të Pavarur të Mbrojtësve.

Kryetarja Ekaterina Trendafilova, e cila i priti përfaqësuesit në ndërtesën e DHSK-së, theksoi rëndësinë kyçe të Organit Përfaqësues të Pavarur të Mbrojtësve për t’i mundësuar DHSK-së realizimin e mandatit në mënyrë të sigurt, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase. Në lidhje me këtë, Kryetarja Trendafilova deklaroi se mirëpret krijimin e Organit Përfaqësues të Pavarur të Mbrojtësve dhe miratimin e Dokumentit Themelues, në mënyrë që DHSK-ja të mund të bashkëpunojë me ta për çështje që lidhen me punën e këtij organi dhe atë të DHSK-së.

Deri më sot, në Listat publike të Mbrojtësve të Specializuar dhe të Mbrojtësve të Viktimave janë pranuar 164 mbrojtës. Direktiva për Mbrojtësit u miratua në nëntor 2017. Që të dy dokumentet mund t’i gjeni në faqen e Internetit këtu dhe këtu.

Burimi: 
Dhomat e specializuara