Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian ka nxjerrë ftesë për propozime të kandidaturave për Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetet kontribuese ftohen të propozojnë kandidatë të kualifikuar për postin/postet e renditura në ftesën për propozime përmes një letre rekomandimi. Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët përcaktohen në nenin 27 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe renditen gjithashtu edhe në Ftesën për propozime. Gjykatësit do të emërohen në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë dhe do të jenë të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetares për ushtrimin e funksioneve që kërkojnë praninë e tyre. 

Ftesa gjendet në faqen e Internetit të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe është zgjatur deri më 17 mars 2020 në orën 17:00 (sipas orës së Brukselit). Pas mbylljes së afatit të Ftesës, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit përzgjedhës të paraparë në Ligj.

Burimi: 
Dhomat e specializuara