Më 19 mars 2021, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) mbajtën takim nga distanca për Plenaren e Gjashtë. Gjatë Plenares, Kryetarja i informoi gjykatësit për zhvillimet e fundit në lidhje me çështjet institucionale aktuale. Gjykatësit gjithashtu dëgjuan prezantime nga Prokurori i Specializuar,  Administratorja dhe shefat e njësive të Zyrës Administrative, duke përfshirë Zyrën e Mbrojtjes dhe Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave, për zhvillimet në zyrat e tyre përkatëse.

Burimi: 
Dhomat e specializuara