Raporti i vitit 2025 i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), së bashku me raportin vjetor të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) tashmë janë të disponueshëm në faqen e internetit të DHSK-së në të tri gjuhet zyrtare të gjykatës: shqipe, serbishte dhe anglishte. Raporti ofron informacion në lidhje me një numër objektivash të rëndësishme të arritura në të gjitha nivelet e proceseve në vitin 2025. Raporti ofron gjithashtu informacion lidhur me funksionet dhe aktivitetet e Zyrës së pavarur të Avokatit të Popullit të DHSK-së dhe ZPS-së.

Veprimtaritë gjyqësore të DHSK-së u intensifikuan edhe më tej gjatë vitit 2025. Çështja gjyqësore e DHSK-së kundër udhëheqësve të lartë lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit përfundoi në fund të vitit me përfundimin e paraqitjes së provave të Mbrojtjes dhe Paneli i Apelit shqiptoi aktgjykimin në një çështje gjyqësore tjetër për krime lufte. Krahas kësaj, procedura paraprake për një çështje lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë ka përfunduar dhe u miratuan marrëveshjet për pranimin e fajësisë në një çështje tjetër, ku tre të akuzuarit pranuan fajësinë për akuzat për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Kryetarja dhe Administratorja shkuan në Kosovë, përkatësisht në maj dhe tetor 2025, për t’u takuar me palët e interesuara dhe për t'i informuar mbi veprimtarinë aktuale të gjykatës. Kryetarja ishte gjithashtu në dispozicion për intervista me media në Kosovë dhe për takime  me shoqërinë civile. Ekipi i komunikimit dhe ndërgjegjësimit ka vazhduar të organizojë gjatë vitit 2025 një larmi veprimtarish në Kosovë. DHSK-ja i transmeton seancat drejtpërdrejt në faqen e saj të internetit dhe i bën ato të disponueshme edhe në kanalin YouTube. Zhvillimet më të rëndësishme njoftohen gjatë seancave javore të informimit, nëpërmjet funksionit LiveUpdate (Përditësim i drejtpërdrejtë) në faqen e internetit dhe në llogarinë e DHSK-së në platformën X. 

Raporti i vitit 2025 i DHSK-së dhe ZPS-së
Burimi
Dhomat e specializuara