Gjykatësja Romina Inkuti

(klikoni për të shkarkuar)
SHTETËSIA
Itali
DATA E EMËRIMIT
22 Shtator 2020

Biografia

Nga 2018 deri 2021, gjykatësja Romina Inkuti ka shërbyer si gjykatëse në Gjykatën e Përgjimit të Romës. Më herët, ajo ka shërbyer si këshilltare juridike në ambasadën italiane në Uashington DC (2016-2018), si këshilltare juridike në Zyrën e Agjentit të Qeverisë Italiane para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si këshilltare juridike në Shërbimin e Çështjeve Juridike, Kontesteve Diplomatike dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare (2012-2016), dhe si këshilltare e gjykatësve në Drejtorinë e Përgjithshme të Drejtësisë Penale në Ministrinë e Drejtësisë të Italisë (2010-2012). Para kësaj, gjykatëse Inkuti ka shërbyer si gjykatëse në Gjykatën Penale në Romë (1996-1997 dhe 2000-2010) dhe si Prokurore Publike në Sicili (1997-2000). Gjithashtu, ajo ka shërbyer në poste të shumta, ndër të tjera si koordinatore kombëtare e Eurojust-it dhe koordinatore kombëtare e Rrjetit Gjyqësor Evropian (2010-2012); eksperte kombëtare në projektin pilot për rishikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (KKBKON), si edhe poste të tjera. Ajo është instruktore dhe lektore universitare e së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ka botuar në lidhje me temat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të terrorizmit.

Gjykatëse Inkuti është diplomuar në drejtësi dhe mban titullin e magjistrit të drejtësisë si dhe të magjistrit në studime të avancuara në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe konfliktit të armatosur.

ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK

Anëtare e Paneleve të Gjykatës Kushtetuese e caktuar për shqyrtimin e kërkesave referuese në çështjet gjyqësore në vijim:

Hashim Thaçi (i pari; i dyti)

Kadri Veseli

Jakup Krasniqi

P. Shala (i pari; i dyti; i treti)

Nasim Haradinaj

Januzi dhe të tjerët

Salih Mustafa

H. Shala