Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja dr. Fidelma Donlon, pas takimeve të tyre me shoqërinë civile, u takuan dje me Avokatin e Popullit të Kosovës, z. Naim Qelaj. Gjatë këtij takimi, Kryetarja dhe Administratorja e njoftuan Avokatin e Popullit mbi punën dhe mandatin e DHSK-së, përfshirë rolin e Avokatit të Popullit të DHSK -së. Sipas Ligjit të DHSK-së dhe Rregullores së Procedurës dhe Provave, Avokati i Popullit i DHSK-së ushtron detyrën në mënyrë të pavarur për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të personave që ndërveprojnë me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në prill të këtij viti, Avokati i Popullit i DHSK-së, gjykatës Pietro Spera gjithashtu pati një takim hyrës me z. Qelaj, i cili u mbajt përmes internetit.

Burimi: 
Dhomat e specializuara