Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës(DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, u takua ditën e sotme me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu. Ndër temat që u diskutuan gjatë këtij takimi ishin proceset gjyqësore aktuale dhe puna e Gjykatës, të drejtat e të akuzuarve dhe viktimave gjatë proceseve gjyqësore, roli i Avokatit të Popullit si dhe bashkëpunimi. 

Kryetarja e DHSK-së ndodhet këtë javë në Prishtinë për t’u takuar me organizatat e shoqërisë civile dhe mediat në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Kryetarja po takohet edhe më palë të tjera të interesuara, mes të cilave me EUSR-në, Shefin e Misionit të EULEX-it, me përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së si dhe shteteve kontribuuese. Gjatë takimeve me shoqërinë civile, median dhe palët e interesuara, Kryetare Trendafilova foli rreth mandatit, administrimit dhe aktiviteteve aktuale të Gjykatës.

Burimi: 
Dhomat e specializuara