Më 20 janar, 2022, Kryetare Ekaterina Trendafilova, mbajti fjalën kryesore në hapjen e vitit gjyqësor 2022 që u mbajt në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN). Gjatë kësaj veprimtarie, GJPN-ja mbajti një seancë solemne me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të GJPN-së, Kryetarin e Asamblesë së Shteteve Palë, kryetaren e shoqatës së avokatëve të GJPN-së, gjykatësve ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe anëtarëve të trupit diplomatik dhe të tjerëve

Në fjalën e saj Kryetare Trendafilova trajtoi çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e fushës së drejtësisë penale ndërkombëtare dhe rolin e përgjegjësitë e gjykatave dhe shteteve. Ajo shprehu falënderim për ftesën si Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe ishte e nderuar të mbante fjalën kryesore në GJPN, ku më parë ka punuar nëntë vjet si gjykatëse.

Gjatë fjalës së saj, Kryetare Trendafilova theksoi se “detyra e gjykatave dhe tribunalëve të parë ishte të çelnin rrugën për drejtësinë ndërkombëtare dhe për këtë ata meritojnë nderim dhe mirënjohje prej nesh. Sidoqoftë, kjo fushë nuk është e pandryshueshme, ajo evoluon përmes analizimit të kritikave adresuar institucioneve të tilla të mëhershme, përmes mbështetjes në praktikat më të mira dhe përmes zhvillimit të qasjeve novatore për të mundësuar realizimin e drejtësisë në mënyrën më efikase dhe efektive, duke ruajtur njëkohësisht parimet bazë të pavarësisë, paanësisë dhe drejtësisë”.

Incizimi i fjalës kryesore të Kryetares Trendafilova gjendet këtu

 

Burimi: 
Dhomat e specializuara