Dhomat e Specializuara të Kosovës përshëndesin ratifikimin prej Mbretërisë së Vendeve të Ulëta (Holandës) të Marrëveshjes me Shtetin Pritës midis Vendeve të Ulëta (Holandës) dhe Kosovës. Kjo marrëveshje paraqet bazën ligjore që u mundëson Dhomave të Specializuara të Kosovës kryerjen e gjykimeve në Holandë dhe hyn në fuqi më 1 janar 2017. Deri atëherë, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë të funksionojnë bazuar në dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme me Shtetin Pritës, e cila mundëson zbatimin e mandatit të Zyrës Administrative dhe kryerjen e përgatitjeve në lidhje me procedurat gjyqësore.

Burimi: 
Dhomat e specializuara