Më 4 dhjetor 2019, avokatët nga lista e mbrojtëseve që plotësojnë kushtet për përfaqësimin e personave në procedura para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) miratuan Kushtetutën e Organit Përfaqësues të Pavarur të Mbrojtësve të Specializuar (OPP). Me miratimin e Kushtetutës, OPP-ja tashmë konsiderohet zyrtarisht e themeluar.

Në pajtim me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Administratorja mund të konsultohet me OPP-në në lidhje me propozimet për ndryshim të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Një grup pune i përbërë nga shtatë mbrojtës të listës hartoi Kushtetutën me ndihmën administrative të Zyrës Administrative. Kryetarja Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja Fidelma Donlon i uruan mbrojtësit për krijimin e organit përfaqësues dhe shprehën përkushtimin e tyre për një bashkëpunim të frytshëm me OPP-në.  

Që prej datës 4 dhjetor, Listat publike të Mbrojtësve të Viktimave dhe Mbrojtësve të Specializuar përfshijnë 164 mbrojtës. Direktiva për Mbrojtësit u miratua në nëntor 2017.

Burimi: 
Dhomat e specializuara