Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar vazhdojnë të ndërtojnë kapacitetet e veta njerëzore. Për këtë qëllim, sot doli ftesa aktuale për aplikime FpA 1-2018, me afat përmbyllës 26 qershor 2018. Kjo ftesë përfshin 49 poste që mbulojnë 59 vende të lira pune në njësitë/zyrat e ndryshme të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Nё Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar mund tё punësohen VETËM shtetas tё shteteve anëtare tё BE-sё dhe tё shteteve tё treta kontribuese (Kanada, Norvegji, Zvicër, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikës). Kandidatët që i plotësojnë kushtet inkurajohen që të aplikojnë për vendet e lira të punës në këtë Ftesë për Aplikime duke përdorur formularin E RI të aplikimit që gjendet në rubrikën “Punësimi”.

Për më shumë informacion në lidhje me procedurën e aplikimit, shikoni rubrikën “Punësimi” në faqen tonë në Internet. Në qoftë se ende keni ndonjë paqartësi, na kontaktoni në [email protected].

Burimi: 
Dhomat e specializuara