Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nisin praninë e tyre në Instagram. Ndiqni @Dhomat_e_Spec për të marrë përditësime të rregullta mbi proceset gjyqësore, informacione bazë për gjykatën dhe veprimtaritë e saj, dhe lajme për programin për komunikim dhe ndërgjegjësim.

Informimi i publikut rreth punës sonë me anë të komunikimit transparent dhe ndërgjegjësimit solid ka qenë përparësi e gjykatës që prej themelimit të saj. Pas pranisë në Twitter në fillim të këtij viti, përmes profilit në Instagram, në shqipe, serbishte dhe anglishte, gjykata synon të informojë një numër më të madh njerëzish që janë të interesuar në punën e institucionit.

Na ndiqni në: @SpecialChambers (anglisht)  @Dhomat_e_Spec (shqip)  @Spec_Veca (serbisht)

Burimi: 
Dhomat e specializuara