Prokurorët e Specializuar të mëparshëm
Ish-Prokurorët e Specializuar janë renditur më poshtë. Klikoni mbi secilën fotografi për më shumë informacion.
Ish-Prokurorët e Specializuar janë renditur më poshtë. Klikoni mbi secilën fotografi për më shumë informacion.
Prokurori i specializuar është përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës për krimet që përfshihen brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara dhe është i pavarur në kryerjen e detyrave të veta.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është një prokurori e ndërkombëtarizuar dhe e zhvendosur në Hagë, që u krijua për hetimin dhe, nëse është e nevojshme, për ndjekjen penale të individëve për krimet e pretenduara në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) të janarit të vitit 2011 me titull “Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”.
Përgjegjës për administrimin, shërbimet dhe detyrat e tjera të Dhomave të Specializuara është Administratori, i cili drejton Zyrën Administrative dhe përfaqëson një nga tre krerët e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar kanё juridiksion mbi krime kundёr njerёzimit, krime lufte, dhe krime tё tjera tё pёrkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs tё datёs 7 janar 2011.