Viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor kundër Salih Mustafës, që i paraqiti Trupit Gjykues mendime dhe shqetësime, tha:

"Në fund, po du me thënë, që shpresoj që një ditë të gjithë i kemi me qenë të lirë me fol për përjetimet tona. Po shpresoj për një të ardhme pa krime, pa vrasje, pa frikë. Krejt çka po kërkoj është liria. Ne dojmë shtetin tonë, Kosovën dhe nuk jemi tuj dashtë me thënë kurrgjë të keqe. Por po kërkoj me qenë i lirë me tregu ça kemi përjetu pa pasë frikë. Po shpresoj që një ditë kemi me mujtë.”

PJESËMARRJA

Viktimat që marrin pjesë në procese gjyqësore të DHSK-së gëzojnë disa të drejta, ndër të cilat njoftimi, pranimi dhe zhdëmtimi.

Ata i ushtrojnë të drejtat e tyre përmes mbrojtësit të viktimave. Mbrojtësi i viktimave mund të jetë i pranishëm në seanca gjyqësore, t’u përgjigjet parashtrimeve të palëve dhe i informon viktimat gjatë gjithë procesit gjyqësor. Mbrojtësi i viktimave merr mendimet e viktimave, dëgjon shqetësimet e tyre, dhe ua paraqet  gjykatësve përkatës.

Viktimat janë pranuar për pjesëmarrje në proces në tri çështje gjyqësore para DHSK-së.


ÇËSHTJA GJYQËSORE KUNDËR SALIH MUSTAFËS – KSC-BC-2020-05 dhe KSC-CA-2023-02

8 viktima pjesëmarrëse (3 të drejtpërdrejta, 5 jo të drejtpërdrejta)

Viktimat pjesëmarrëse u grupuan në një grup dhe përfaqësohen nga mbrojtësja e viktimave, Dr. Ani Pues.

Mbrojtësja e viktimave bëri deklarata hyrëse dhe përmbyllëse, paraqiti parashtrime me shkrim dhe me gojë, mori dëshmitarë në pyetje, propozoi ekspertë dhe i paraqiti Trupit Gjykues  kërkesa për zhdëmtim. Gjithashtu, një viktimë pjesëmarrëse i paraqiti mendime dhe shqetësime Trupit Gjykues në sallë të gjyqit dhe shtatë viktima pjesëmarrëse u ftuan si dëshmitarë.

LIDHJA për te vendimet e rëndësishme


ÇËSHTJA GJYQËSORE KUNDËR PJETËR SHALËS – KSC-BC-2020-04

8 viktima pjesëmarrëse (1 e drejtpërdrejtë dhe jo e drejtpërdrejtë, 7 jo të drejtpërdrejta)

Viktimat pjesëmarrëse u grupuan në një grup dhe përfaqësohen nga mbrojtësi i viktimave, z. Sajmon Loz.

Gjatë gjithë procesit mbrojtësi i viktimave ishte i pranishëm në seanca, bëri deklarata hyrëse, paraqiti disa parashtrime me gojë dhe me shkrim, ka qasje në material konfidencial dhe i ka mbajtur viktimat pjesëmarrëse të informuara në lidhje me procesin.

LIDHJA për te vendimet e rëndësishme


ÇËSHTJA GJYQËSORE KUNDËR HASHIM THAÇIT DHE TË TJERËVE – KSC-BC-2020-06

143 viktima pjesëmarrëse (29 të drejtpërdrejta, 106 jo të drejtpërdrejta, 8 të dyja)

Viktimat pjesëmarrëse u grupuan në një grup dhe përfaqësohen nga mbrojtësi i viktimave, z. Sajmon Loz.

Gjatë gjithë procesit mbrojtësi i viktimave ishte i pranishëm në seanca, bëri deklarata hyrëse, paraqiti disa parashtrime me gojë dhe me shkrim, ka qasje në material konfidencial dhe i ka mbajtur viktimat pjesëmarrëse të informuara në lidhje me procesin.

.LIDHJA për te vendimet e rëndësishme