Përmbledhje e ankesave të marra deri më sot nga Zyra e Avokatit të Popullit të cilat sollën këtë raport

2022

Çështja-2022-04

Ankesa: Ankuesi pretendoi se gjatë kohës që u intervistua nga personeli i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (“ZPS”), një nga intervistuesit përdori shprehjen “Kosovo i Metohija” (Kosovë dhe Metohi) kur iu referua Kosovës. Ankuesi deklaroi se përdorimi i kësaj shprehje ishte thellësisht fyes pasi ky është term që përdoret nga Serbia kur i referohet Republikës së Kosovës në mënyrë përbuzëse.

Ai shtoi më tej se, kur shprehu shqetësimin për përdorimin e kësaj në shprehje, në fund të intervistës, punonjësit e ZPS-së që ishin të pranishëm, dukej se nuk ishin të vetëdijshëm dhe/ose nuk u bëhej vonë për çka kishin thënë.

Avokati i Popullit i kërkoi Prokurorit të Specializuar mendimin e tij në lidhje me ankesën dhe kërkoi informacion konkret mbi përdorimin e kësaj shprehjeje gjatë intervistës me ankuesin; ai kërkoi gjithashtu informacion më të përgjithshëm nëse kjo ishte praktikë e zakonshme në ZPS.

Vlerësimi: Avokati i Popullit është bindur se shprehja u përdor gabimisht nga ZPS-ja gjatë intervistës me ankuesin, por pranon se përdorimi i saj ishte padyshim fyes për të. Sidoqoftë, Avokati i Popullit konstatoi se përdorimi i kësaj shprehjeje nuk përmbushte standardin e parashikuar për t’u konsideruar shkelje e të drejtave themelore.

Gjithashtu, Avokati i Popullit është bindur nga parashtrimet e Prokurorit të Specializuar, se ZPS-ja ka marrë masat e duhura që një gabim i tillë të mos përsëritet më në të ardhmen.

Përfundimi: Ankesa rrëzohet.

Shënim: Raporti i plotë lidhur me këtë ankesë gjendet në faqen e internetit të DHSK-së.


Çështja-2022-02

Ankesa: Ankuesit, katër persona të akuzuar para Dhomave të Specializuara, të cilët po mbahen në paraburgim që prej arrestimit të tyre, paraqitën pretendime se Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte shkelur të drejtën e tyre për gjykim të drejtë dhe përmendën veprimet konkrete të ZPS-së që ata besonin se përbënin shkelje të këtyre të drejtave. 

Ankuesit ngritën pretendimin se ZPS-ja nuk kishte respektuar detyrimet e saj për nxjerrjen e materialeve sipas Ligjit dhe Rregullores së Procedurës dhe Provave. Ata gjithashtu parashtruan se materialet që kishin marrë nga ZPS-ja kishin redaktime të tepruara.

Ankuesit pretenduan se një numër shkeljesh të Kushtetutës dhe Ligjit të Dhomave të Specializuara kanë sjellë si pasojë shkeljen e së drejtës së tyre për gjykim të pavarur, të paanshëm dhe të drejtë, si dhe të së drejtës së tyre për mjet juridik efektiv.

Ata ngritën pretendime për shkelje që ishin rezultat, ndër të tjera, i mënyrës se si Dhomat e Specializuara kishin zbatuar dispozitat ligjore në një çështje gjyqësore para Dhomës së Specializuar së Gjykatës Kushtetuese, i tërheqjes së një gjykatësi nga paneli dhe i rrëzimit të parashtrimeve lidhur me lirimin e përkohshëm.  Ankuesit paraqitën edhe argumente lidhur me juridiksionin e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu, ankuesit pretenduan se Dhomat e Specializuara funksionojnë pa mbikëqyrje të mjaftueshme gjyqësore, veçanërisht për faktin se ato nuk përgjigjen para Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Veç kësaj, ankuesit pretenduan se DHSK-ja nuk po zbaton nenin 3(1) të Ligjit Nr. 05/L-053.

Ankuesit po ashtu paraqitën pretendime për tejzgjatje të procesit të tyre para Dhomave të Specializuara.

Ata parashtruan se u ishte cenuar e drejta për gjykim të drejtë për shkak të mungesës së një vendimi nga Dhomat e Specializuara lidhur me kohëzgjatjen e gjykimit.

Së fundi, ata ngritën pretendimin se DHSK-ja po funksionon në kundërshtim me nenin 3(6) të Ligjit Nr.05/L-053.

Vlerësimi: Avokati i Popullit, vëren se të dyja ankesat e paraqitura nga ankuesit kundër ZPS-së janë trajtuar më parë në procese para Dhomave të Specializuara.

Avokati i Popullit nuk lejohet të ndërhyjë në çështje gjyqësore apo procese të tjera ligjore para Dhomave të Specializuara. Për rrjedhojë, meqë këto aspekte kanë qenë pjesë e proceseve ligjore, në bazë të rregullave 29(1) dhe 29(3)(a) të Rregullores, Avokati i Popullit nuk ka juridiksion për shqyrtimin e ankesës.

Për më tepër, disa nga elementet e parashtrimeve të ankuesve kundër Dhomave të Specializuara kanë qenë tashmë pjesë e proceseve para DHSK-së dhe u rrëzuan për mungesë juridiksioni.

Sa u përket elementeve të tjerë të ankesës, Avokati i Popullit vendosi se asnjë prej tyre nuk arriti të demonstrojë shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë ose mjet juridik efektiv. Për rrjedhojë, në bazë të rregullës 29(3)b të Rregullores së Procedurës dhe Provave, këto elemente të ankesës kundër Dhomave të Specializuara rrëzohen.

Përfundimi: Ankesa u rrëzua në tërësi.

Shënim: Raporti i plotë lidhur me këtë ankesë gjendet në faqen e internetit të DHSK-së


 

2021

Çështja-2021-05

Ankesa: Parashtruesi i ankesës, një punonjës i mëparshëm i ZPS-së, paraqiti pretendimin se nxjerrja e emrit të tij në gjykatë dhe nxjerrja e emrit të tij për Mbrojtjen, çoi në shkeljen nga ZPS-ja të drejtës së tij për jetë private dhe profesionale dhe të drejtës së tij dhe të familjes së tij për jetën.

Vlerësimi: Lidhur me përmendjen e emrit të parashtruesit të ankesës gjatë procesit publik, Avokati i Popullit ishte i mendimit se kjo kishte të bënte me zhvillimin e procedurave ligjore në gjykatë. Avokatit të Populli i ndalohet të ndërhyjë në çështje gjyqësore ose procese të tjera ligjore para Dhomave të Specializuara. Rrjedhimisht, sipas rregullës 29(1) dhe 29(3)(a) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Avokati i Popullit nuk ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj pike të ankesës.

Lidhur me nxjerrjen e emrit dhe emërtimit të postit të parashtruesit të ankesës në dokumentet e dhëna Mbrojtjes, Avokati i Popullit konstatoi se parashtruesi i ankesës nuk kishte pritshmëri të arsyeshme se identiteti i tij do të mbrohej/nuk do të nxirrej dhe, duke mos pasur një pritshmëri të tillë, nxjerrja e emrit të tij në dokumentet që iu dhanë Mbrojtjes nuk shkel të drejtën e tij për jetë private, që mbrohet nga neni 36 i Kushtetutës, neni 8 i KEDNJ-së dhe neni 17 i KNDCP-së.

Veç kësaj, Avokati i Popullit konstatoi se parashtruesi i ankesës nuk ka arritur të provojë se nxjerrja nga ZPS-ja e emrit të tij për Mbrojtjen, shkaktoi një rrezik real dhe të drejtpërdrejtë për jetën e tij dhe të familjes së tij, dhe, për këtë arsye, konstatohet se nuk ka çuar në shkeljen e të drejtës së tij për jetën, që mbrohet nga neni 25 i Kushtetutës, neni 2 i KEDNJ-së dhe neni 6 i KNDCP-së.   

Së fundi, Avokati i Popullit konstatoi se parashtruesi i ankesës nuk ka arritur të provojë se nxjerrja nga ZPS-ja e emrit të tij për Mbrojtjen rrezikoi mundësitë e tij për të gjetur punë në të ardhmen, pasi nxjerrja e emrit u bë mbi bazën e konfidencialitetit, dhe, rrjedhimisht, nuk çoi në shkeljen e të drejtës së tij për jetë private dhe profesionale, që mbrohet nga neni 36 i Kushtetutës, neni 8 i KEDNJ-së dhe neni 17 i KNDCP-së.      

Përfundim: Avokati i Popullit e deklaroi pikën e parë të ankesës të papranueshme dhe konstatoi se ZPS-ja, duke nxjerrë emrin e parashtruesit të ankesës për Mbrojtjen, nuk kishte shkelur të drejtat themelore të parashtruesit të ankesës, pasi kjo gjë ishte bërë mbi bazën e konfidencialitetit.   

Shënim: Versioni i redaktuar i raportit përfundimtar në lidhje me këtë ankesë është i disponueshëm në faqen e DHSK-së në internet

 


Çështja-2021-02

Parashtruesi i ankesës kishte paraqitur një ankesë kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar (I) dhe një kundër Dhomave të Specializuara (II).

I. Ankesa kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar: Parashtruesi i ankesës pretendonte se gjatë hetimeve të kryera ndaj tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte shkelur të drejtën e tij për gjykim të drejtë dhe përmendte disa veprime hetimore konkrete që kishin ndodhur më shumë se 6 muaj përpara ankesës.   

Gjithashtu, parashtruesi i ankesës pretendonte se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij për pushimin e hetimeve.  

Në fund, parashtruesi i ankesës deklaronte se Avokati i Popullit ishte mjeti i vetëm juridik që i kishte mbetur. Sidoqoftë, pas paraqitjes së ankesës tek Avokati i Popullit, parashtruesi i ankesës u kishte paraqitur një kërkesë edhe  Dhomave të Specializuara për pushimin e hetimit ndaj tij.

Vlerësimi: Lidhur me ankesën kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ajo duhet t’i dorëzohet Avokatit të Popullit brenda gjashtë muajsh nga shkelja e pretenduar, përveçse kur janë paraqitur arsye të vlefshme për shqyrtimin e ankesës. Në mungesë të arsyeve të vlefshme, Avokati i Popullit gjykoi se në përputhje me rregullën 29(3)(e) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, kjo pjesë e ankesës ishte e papranueshme.

Lidhur me kërkesën e parashtruesit të ankesës drejtuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Avokati i Popullit konstatoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar, në fakt, i ishte përgjigjur asaj kërkese. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 29(3)(b) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, parashtruesi i ankesës nuk kishte provuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kryer  shkelje të të drejtave të njeriut.  

Së fundi, Avokati i Popullit nuk mund të ndërhyjë në çështje gjyqësore ose procese të tjera ligjore para Dhomave të Specializuara. Rrjedhimisht, duke qenë se parashtruesi i ankesës u kishte paraqitur kërkesë Dhomave të Specializuara gjatë periudhës së vlerësimit të ankesës nga ana e Avokatit të Popullit, duke kërkuar pushimin e hetimit, në përputhje me rregullën 29(1) dhe 29(3)(a) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, Avokati i Popullit nuk kishte juridiksion për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar u refuzua.

II. Ankesa kundër Dhomave të Specializuara: Parashtruesi i ankesës pretendonte se në versionin e redaktuar publik të një vendimi të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, emri i tij ishte përmendur pa u redaktuar në paraqitjen e fakteve në lidhje me veprimet e tij konkrete, çka shkelte prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën e tij që çështja të gjykohej nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. 

Vlerësimi: Avokati i Popullit nuk mund të ndërhyjë në çështje gjyqësore ose procese të tjera ligjore para Dhomave të Specializuara. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 29(1) dhe 29(3)(a) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, Avokati i Popullit nuk kishte juridiksion për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa ndaj Dhomave të Specializuara u refuzua.

Shënim: Vendimi pwr mospranimin e kësaj ankese gjendet në faqen zyrtare të internetit të DHSK-së


2020

Çështja-2020-05

Ankesa: Parashtruesi i ankesës, shtetas shqiptar, pretendonte se kushti që për t’u punësuar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar duhet të jesh shtetas i një vendi anëtar të BE-së ose i një vendi të tretë kontribues, shkelte të drejtën e tij për mosdiskriminim, dhe se Administratorja i kishte tejkaluar kompetencat e saj duke krijuar në mënyrë arbitrare këtë kriter për shtetësinë, pasi ky nuk është kriter në asnjë nga aktet ligjore që rregullojnë procedurën e rekrutimit dhe përzgjedhjes.

Vlerësimi: kriteri i shtetësisë për punësim në Zyrën e Prokurorit të Specializuar është në pajtim me ligjin, është objektiv e i përligjur dhe gjithashtu kushtetues.

Për më tepër, duke qenë se procedura e rekrutimit dhe përzgjedhjes zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet e lira të punës, nuk ka shkelje të nenit 8 të KEDNJ-së.

Gjithashtu, duke qenë se situata e një parashtruesi kërkese për vend pune që nuk e ka shtetësinë e një vendi të BE-së ose të një vendi të tretë kontribues nuk është e krahasueshme me situatën e një parashtruesi kërkese për vend pune që ka një shtetësi të tillë, nuk ka pasur diskriminim dhe neni 14 i KEDNJ-së dhe neni 1(1) i Protokollit nr. 12 nuk janë shkelur. Gjithashtu, nuk ka shkelje të neneve 24, 36 dhe 49 të Kushtetutës.

Përfundim: Procedura e rekrutimit dhe përzgjedhjes, të cilën Administratorja është e detyruar ta zbatojë, është në përputhje me standardet e të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut; Administratorja nuk i ka tejkaluar kompetencat e saj në zbatimin e kriterit të shtetësisë; procedura e rekrutimit dhe e përzgjedhjes është e ligjshme, e detyrueshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka pasur trajtim të pabarabartë të parashtruesit të ankesës.  

Shënim: Raporti i plotë në lidhje me këtë ankesë gjendet në faqen zyrtare të internetit të DHSK-së. 

Përmbledhje e ankesave të marra nga Zyra e Avokatit të Popullit e të zgjidhura me ndërmjetësim ose me pajtim deri më sot

2019

Çështja-2019-03

Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se ai nuk kishte marrë asnjë informacion nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për ecurinë e çështjes së tij dhe i kërkoi Avokatit të Popullit që t’i jepte informacion në lidhje me të. Parashtruesi i ankesës bënte të ditur se ai kishte dhënë një deklaratë në institucion si  ish-viktimë e rrëmbimit.

Zgjidhja: Avokati i Popullit ia përcolli letërkëmbimin Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke vënë në dukje se neni 25 i Ligjit përcakton se ai ka kompetencën dhe juridiksionin ekskluziv për të informuar parashtruesin e ankesës në lidhje me ecurinë e çështjes së tij. Çështja u zgjidh në favor të parashtruesit të ankesës.


2018

Çështja-2018-03

Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ishte  angazhuar me të dhe nuk u ishte përgjigjur disa mesazheve të dërguara prej tij.

Zgjidhja: Avokati i Popullit kontaktoi organin në fjalë, që kontaktoi parashtruesin e ankesës. Më pas parashtruesi i ankesës informoi Avokatin e Popullit se ai kishte mbetur i kënaqur me rezultatin.

Përmbledhje e ankesave të marra nga Zyra e Avokatit të Popullit e të mbylluara nga parashtruesi i tyre deri më sot

2020

Çështja-2020-04

Ankesa: Parashtruesi i ankesës fillimisht i dha Avokatit të Popullit të dhënat e tij personale përmes Formularit të Mbrojtur për Kontaktim, por pasi u kontaktua nga Avokati i Popullit, e cila në përputhje me pjesën 7.1 të Procedurës së Ankesave të Zyrës së Avokatit të Popullit, i kërkoi hollësi në lidhje me ankesën, shprehu mosgatishmëri për të vazhduar komunikimin me Avokatin e Popullit dhe çështja u mbyll.


2018

Çështja-2018-05

Ankesa: Parashtruesi i ankesës fillimisht i dha Avokatit të Popullit të dhënat e tij personale përmes Formularit të Mbrojtur për Kontaktim, por, kur u kontaktua nga Avokati i Popullit, e cila në përputhje me pjesën 7.1 të Procedurës së Ankesave të Zyrës së Avokatit të Popullit, i kërkoi hollësi në lidhje me ankesën, shprehu mosgatishmëri për të vazhduar komunikimin me Avokatin e Popullit dhe çështja u mbyll.

Përmbledhje e ankesave të papranueshme dhe të refuzuara të marra deri më sot nga Zyra e Avokatit të Popullit

2023

Çështja-2023-01

Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendoi se kishte hasur në një numër problemesh gjatë përpjekjeve për të zgjidhur një mosmarrëveshje me komunën, në lidhje me përdorimin e paligjshëm të pretenduar të një pjese të pronës së tij prej komunës. Parashtruesi i ankesës pretendon se procesi kishte vazhduar pa zgjidhje për disa vjet dhe se në fund e çoi çështjen para gjykatave në Kosovë. Megjithatë, problemet e pretenduara vazhduan, si në kuptim të kohëzgjatjes së procesit, ashtu edhe të faktit që gjykatat nuk iu përgjigjën një numri kërkesash të parashtruara prej tij.

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk ka vërtetuar se ka pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara të Kosovës ose Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, ankesa nuk ishte brenda juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe Avokati i Popullit nuk ka kompetenca për të kryer vlerësimin e saj.

Përfundimi: Ankesa u refuzua në bazë të rregullës 29(3)(b) të rregullores së Procedurës dhe të Provave.


2022

Çështja-2022-03

Ankesa: Parashtruesi i ankesës kontaktoi Zyrën e Avokatit të Popullit, pa e informuar Avokatin e Popullit për përmbajtjen e ankesës së tij.  Megjithëse Avokati i Popullit ia rikujtoi disa herë, parashtruesi i ankesës nuk kontaktoi më me të.

Vlerësimi: Ankesa ishte jo e plotë dhe parashtruesi i saj nuk dha hollësi në lidhje me ankesën e tij, të cilat do t’i mundësonin Avokatit të Popullit të bënte vlerësimin e saj. Për rrjedhojë, në bazë të rregullës 29(3)(c), ankesa u refuzua.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


Çështja-2022-01

Ankesa: Parashtruesi i ankesës argumentonte se vonesat e pajustifikuara të Gjykatës Themelore të Prishtinës në trajtimin e dy rasteve që kishin të bënin me pronat e tij kishin shkelur të drejtën e tij për gjykim të drejtë dhe për zotërim prone.

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


2021

Çështja-2021-01

Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se një agjenci komunale e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Çështje Juridike e Komunës së Pejës, nuk kishte zbatuar vendimin përfundimtar të nxjerrë nga Gjykata e Apelit të Kosovës në Prishtinë, që konfirmonte të drejtën e tij për të blerë një apartament.

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


Çështja-2021-03

Ankesa:  Parashtruesi i ankesës deklaronte se Gjykata e Apelit në Prishtinë nuk e kishte shqyrtuar çështjen e tij.

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Zyra e Avokatit të Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


Çështja-2021-04

Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se kishte pasur probleme me shërbimet publike dhe me gjykatën e Novobërdës, por asnjëherë nuk i dorëzoi Avokatit të Popullit një formular ankese me një shpjegim të hollësishëm të ankesës së tij.   

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


2020

Çështja-2020-01

Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se vonesat e Gjykatës Themelore të Prishtinës në trajtimin e padisë së tij, kishin shkelur të drejtat e tij të njeriut. Çështja e tij ishte dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës në vitin 2013, por ende nuk ishte shqyrtuar.

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


Çështja-2020-02

Ankesa: Parashtruesja e ankesës pretendonte se institucionet shtetërore të Kosovës kishin shkelur të drejtat themelore të babait të saj. Ajo pretendonte se “Prokuroria Speciale” dhe “Gjykata Speciale në Prishtinë” e kishin mbajtur babain e saj për 15 muaj në paraburgim pa asnjë provë.

Vlerësimi: Parashtruesja e ankesës nuk pretendoi se kishte pasur  ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


Çështja-2020-03

Ankesa: Parashtruesi i ankesës parashtronte se Shërbimi i Mirëqenies Sociale të Kosovës kishte refuzuar kërkesën e tij për ndihmë sociale.

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


2019

Çështja-2019-01

Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se institucionet publike në Kosovë i kishin shkelur të drejtat e njeriut. Ankuesi parashtronte se institucionet publike, edhe pse nuk përmendeshin specifikisht në ankesën e tij, kishin keqpërdorur autoritetin e tyre përmes shitjes dhe regjistrimit të paligjshëm të pronës së babait të tij të ndjerë. 

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


Çështja-2019-02

Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se ai kishte dhjetë vjet që priste për një vendim nga gjykatat e Kosovës. Çështja e tij ishte dërguar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë që nga prilli i vitit 2017.  

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


2018

Çështja-2018-01

Ankesa: Parashtruesja e ankesës kishte paraqitur një ankesë ndaj Zyrës së Shefit të Seksionit të Administratës së DHSK-së. Si anëtare e personelit të DHSK-së, parashtruesja e ankesës kishte paraqitur kundërshtime ndaj një vendimi administrativ në lidhje me punësimin e saj me kohë të pjesshme.  

Vlerësimi: Në dispozicion kishte mjete të tjera juridike të cilat nuk u shfrytëzuan. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 29(3)(d), Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


Çështja-2018-02

Ankesa: Parashtruesi i ankesës pretendonte se institucionet shtetërore të Kosovës nuk kishin marrë masat e duhura ligjore për t’ia kthyer pronën familjes së tij pasi ishte uzurpuar. Ai parashtronte se EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kishin marrë asnjë masë bazuar në ankesën e paraqitur prej tij dhe as kishin nisur ndonjë hetim në lidhje me ankesën.

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.


Çështja-2018-04

Ankesa: Ankuesi parashtronte se kërkesa e tij për pension, bazuar në aftësinë e tij të kufizuar për të punuar, ishte refuzuar nga autoritetet shtetërore të Kosovës. Parashtruesi i ankesës pretendonte se përkundër kontakteve të shumta me disa institucione, ndër të cilat edhe një “bord mjekësor”, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Departamenti i Administrimit të Pensioneve të kësaj ministrie, kërkesat e tij ose ishin refuzuar ose ishin shpërfillur. Parashtruesi i ankesës kërkonte një rishqyrtim të vendimit me të cilin refuzohej kërkesa e tij.      

Vlerësimi: Parashtruesi i ankesës nuk pretendoi se kishte pasur ndërveprim me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Rrjedhimisht, në përputhje me rregullën 28(2) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, ankesa ishte jashtë juridiksionit të Avokatit të Popullit dhe, për rrjedhim, Avokati i Popullit nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën.

Përfundim: Ankesa u refuzua.