Seri ligjëratash në internet me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve
Në partneritet me OJQ-të, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, AKTIV dhe Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, DHSK-ja mbajti katër ligjërata në internet që përfshinë gjithsej 70 studentë nga Kosova, Serbia dhe Bosnjë- Hercegovina. Synimi ishte shpëndarja e informacionit për Gjykatën, përgjigjet ndaj pyetjeve të pjesëmarrësve dhe dëgjimi i shqetësimeve të tyre.
Tryezë e rrumbullakët me OJQ-të e të drejtave të njeriut nga Beogradi (në internet)
Ekipi i komunikimit dhe ndërgjegjësimit i DHSK-së mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët në internet të organizuar nga OJQ-ja, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut e Serbisë për të dhënë informacion të hollësishëm në lidhje me Gjykatën dhe veprimtaritë e saj gjyqësore. Pjesëmarrësit erdhën nga OJQ të ndryshme për të drejtat e njeriut dhe zhvillim, me seli në Serbi.
Kryetarja dhe Administratorja e DHSK-së marrin pjesë në një takim këshillimor me OJQ-të nga Kosova dhe Serbia
Në vitin 2020, DHSK-ja vijoi të merrte reagime dhe rekomandime tepër të çmuara për veprimtaritë e saj të komunikimit dhe ndërgjegjësimit nga Rrjeti i Informimit të Gjykatës (RRIGJ), një forum i themeluar nga DHSK-ja në vitin 2018, i përbërë nga një grup prej 15 OJQ-sh nga Kosova dhe Serbia.
Ligjëratë në internet me studentët e drejtësisë nga Universiteti i Prishtinës
Në partneritet me OJQ-në, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, DHSK-ja zhvilloi veprimtarinë e saj të parë të komunikimit dhe ndërgjegjësimit për vitin 2021 me studentët e diplomuar dhe ata të magjistraturës nga Fakulteti Juridik i Prishtinës. Gjatë një diskutimi aktiv, pjesëmarrësit shtruan shumë pyetje për temat që kanë lidhje me procedurat vijuese gjyqësore të gjykatës, aspektet e kornizës ligjore, llojet e krimeve brenda juridiksionit të Gjykatës, si dhe me rolin e Avokatit të Popullit të DHSK-ZPSK-së.