Më 11 tetor 2017, koordinatori i Zyrës së Mbrojtjes, z. David Hein dhe kreu i Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave, znj. Silke Studzinsky, u takuan me Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, dhe drejtorin ekzekutiv, z. Yll Zekaj. Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës shprehën interesimin e madh të tyre për bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe anëtarët e saj. Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës bënë të ditur se së afërmi do të miratohet Direktiva për Mbrojtësit. Direktiva rregullon kriteret e pranueshmërisë së avokatëve si mbrojtës të të dyshuarve ose të akuzuarve, ose mbrojtës të viktimave.

Burimi: 
Dhomat e specializuara