Më 26 shkurt, në kuadër të programit për informim dhe ndërgjegjësim dhe të programit për vizitorët, Dhomat e Specializuara të Kosovës pritën një grup të përbërë nga 35 juristë, studentë dhe profesorë universitarë nga vende të ndryshme, kryesisht nga Kosova, Serbia, Kroacia, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda. Vizita ishte nismë e Fondacionit Xhefri Najs (Geoffrey Nice) dhe e Universitetit të Amsterdamit. Përfaqësues të Dhomave të Specializuara folën për juridiksionin, strukturën dhe mandatin e gjykatës si dhe për rolin e zyrës së mbrojtjes, pjesëmarrjen e viktimave, komunikimet me mediat dhe programin për informim dhe ndërgjegjësim. Pas prezantimeve, vizitorët dhe paneli diskutuan për çështje që lidhen me juridiksionin, provat, sistemin e ndihmës juridike, listën e mbrojtësve për të dyshuar dhe të akuzuar dhe pjesëmarrjen e viktimave.