• E enjte 19 Janar, 2023 14:00

    Thaҫi dhe të tjerët: Ndryshon data e Konferencës përgatitore e Prokurorit të Specializuar dhe caktohet 15 shkurti

    Sot, më 19 janar, Trupi Gjykues II, pas konsultimeve të mëtejshme me palët dhe pjesëmarrësit, ndryshoi urdhrin e tij të mëparshëm (gojor) dhe caktoi Konferencën përgatitore të Prokurorit të Specializuar në ҫështjen Thaҫi dhe të tjerët, më 15 shkurt 2023, në orën 09:30. Këtu mund ta gjeni urdhrin.

  • E mërkurë 18 Janar, 2023 15:45

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: përfundon seanca e sotme/gjykimi fillon më 1 mars

    Ju noftojmë se ka përfunduar konferenca e sotme përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Trupi Gjykues II nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë, mes tjerash, përveç rrethanave të jashtëzakonshme gjatë javëve në vijim, se gjykimi në këtë çështje do të fillojë më 1 mars 2023, paraprirë nga konferenca përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 17 shkurt. Në mesin e vendimeve gojore që kanë të bëjnë me afate të ndryshme, Trupi Gjykues e caktoi edhe afatin lidhur me kërkesat për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në procedura – Zyra Administrative urdhërohet që çdo kërkesë të tillë ta dorëzojë deri më 15 shkurt 2023 në ora 16:00.

  • E premte 13 Janar, 2023 09:45

    Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet më 18 janar

    Siç ishte paralajmëruar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes, Trupi Gjykues II ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit më 18 janar në ora 09:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.

  • E premte 16 Dhjetor, 2022 14:30

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/konf. përgatitore do të mbahet më 18 janar

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, Trupi Gjykues II njoftoi synimin e tij për ta caktuar më 1 mars 2023 seancën për deklaratat hyrëse në këtë çështje. Trupi Gjykues më tej theksoi se, për të arritur këtë datë të synua, Konferenca përgatitore për gjykimin do të mbahet më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca përgatitore e ZPS-së, në fillim të shkurtit. Vendimet përkatëse lidhur me këtë do të pasojnë në kohën e duhur.

  • E enjte 15 Dhjetor, 2022 21:45

    Thaçi dhe të tjerët: dosja e çështjes i kalohet trupit gjykues/Konferenca për ecurinë e çështjes më 16 dhjetor

    Pas kalimit të dosjes së çështjes nga gjykatësi i procedurës paraprake, Trupi Gjykues II caktoi një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, më 16 dhjetor, në orën 10:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.

    Image
  • E enjte 15 Dhjetor, 2022 09:30

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 21 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e katërt mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Njëzet e një parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte tridhjetë e dy viktima pjesëmarrëse) dhe do të  përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë  e viktimave. Njëzetë kërkesa u refuzuan. Më shumë detaje mund të lexohen në vendim.

  • E mërkurë 30 Nëntor, 2022 17:15

    Dosja e çështjes Thaçi dhe të tjerët do të kalohet më 15 dhjetor/Caktohet trupi gjykues

    Sot, më 30 nëntor, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të jetë gati për t’ia kaluar trupit gjykues më 15 dhjetor 2022. Rrjedhimisht, sot, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës caktoi trupin gjykues II në këtë çështje, në përbërje nga gjykatësit, Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë).

  • E premte 4 Nëntor, 2022 18:00

    Thaçi dhe te tjerët: Përfundon konferenca e 15-të për ecurinë e çështjes/kalimi i dosjes së çështjes tek trupi gjykues deri në fund të vitit

    Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, konfirmoi se ka ndërmend t’ia kalojë dosjen e kësaj çështjeje trupit gjykues deri në fund të këtij viti. Gjykatësi i Procedurës Paraprake tha gjithashtu se, sipas të gjitha gjasave, kjo ishte konferenca e fundit për ecurinë e çështjes në këtë çështje, përveç nëse paraqitet nevoja ndryshe.

    Image
  • E hënë 17 Tetor, 2022 11:00

    Thaçi dhe të tjerët: Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes më 4 nëntor

    Siç është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 4 nëntor në orën 13:30. Më shumë hollësi mund të lexoni në urdhrin për caktimin e datës.

    Image