-
E hënë 25 Gusht, 2025 17:25
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: bëhet publik mocioni i Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave
Sikurse është raportuar më herët, më 16 korrik, Trupi Gjykues II rrëzoi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes ku kërkohej rrëzimi i akuzave sipas rregullës 130 të Rregullores. Në konferencën për ecurinë e çështjes më 22 korrik, Paneli lëshoi një urdhër gojor me të cilin urdhëroi ekipet e Mbrojtjes të bënin publik mocionin e tyre. Versioni i redaktuar publik i mocionit është i disponueshëm në Dokumentacionin Gjyqësor Publik të Gjykatës. Në përputhje me të njëjtin urdhër, tashmë është riklasifikuar si publike Përgjigjja e ZPS-së ndaj mocionit sipas rregullës 130, e cila është gjithashtu e disponueshme.
Këto dhe dokumente të tjera relevante, së bashku me informacion të mëtejshëm në lidhje me këtë gjykim, gjenden në faqen e çështjes gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
-
E martë 19 Gusht, 2025 17:15
Share this page
Kalendari i gjykimit Thaçi dhe të tjerët deri në fund të vitit 2025
Sikurse u përmend në konferencën e sotme përgatitore për Mbrojtjen, kalendari i seancave gjyqësore në gjykimin Thaçi dhe të tjerët është përditësuar dhe është për deri në fund të vitit 2025. Kalendari i plotë mund të lexohet në Kalendarin e Gjykatës në internet.
Më tej në lidhje me kalendarin, Trupi Gjykues II konfirmoi sot se paraqitja e provave të Mbrojtjes do të fillojë më 15 shtator 2025 dhe se më 25 shtator nuk do të mbahet seancë gjyqësore, sikurse ishte planifikuar më herët.
-
E premte 15 Gusht, 2025 11:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Paneli i Apelit rrëzon apelet në lidhje me lirimin e përkohshëm
Sikurse ju kemi informuar më parë, pas refuzimit nga Trupi Gjykues të kërkesave të tyre për lirim të përkohshëm, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi i paraqitën apele Panelit të Gjykatës së Apelit. Më 13 gusht 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit i rrëzoi të tre apelet. Vendimet janë të disponueshme në këtë lidhje.
-
E hënë 28 Korrik, 2025 13:53
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: publikohet kalendari i gjykatës për periudhën gusht-tetor 2025
Pas vendimit më të fundit të Trupit Gjykues, orari i përditësuar në gjykimin Thaçi dhe të tjerët, që mbulon periudhën nga gushti deri në tetor 2025, është i disponueshëm në kalendarin tonë në internet. Aktualisht, përveç konferencës përgatitore të Mbrojtjes, nuk janë planifikuar seanca të tjera në muajin gusht, ndërsa seancat gjyqësore janë planifikuar për gjysmën e dytë të shtatorit, si dhe më 1 dhe 2 tetor.
-
E premte 25 Korrik, 2025 17:45
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Paraqitja e provave nga Mbrojtja fillon më 15 shtator
Më 25 korrik 2025, Trupi Gjykues II lëshoi urdhër me të cilin caktoi 15 shtatorin 2025 si datë të synuar për fillimin e paraqitjes së provave nga Mbrojtja. Data do të konfirmohet në konferencën përgatitore për Mbrojtjen që do të mbahet më 19 gusht 2025.
Paneli lëshoi gjithashtu edhe urdhra të mëtejshëm në lidhje me aspekte si listat e rishikuara të provave materiale dhe afatet për nxjerrjen e provave. Hollësitë përfshihen në vendimin e plotë, të cilin mund ta gjeni këtu.
-
E premte 18 Korrik, 2025 11:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: publikohet transkripti i seancës së 16 korrikut
Ju informojmë se transkripti i plotë në anglisht i seancës gjyqësore të mbajtur më 16 korrik, i cili përmban vendimin gojor lidhur me mocionin e Mbrojtjes sipas rregullës 130, është i disponueshëm në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.
*Përditësim (23/07/2025): ndërkohë, u publikua transkripti në gjuhën shqipe, i cili mund të shihet këtu.
-
E enjte 17 Korrik, 2025 11:30
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/seanca e radhës më 22 korrik
Seanca e sotme ka përfunduar pas marrjes në pyetje nga Mbrojtja dhe Trupi Gjykues të dëshmitareve eksperte të thirrura nga Mbrojtësi i Viktimave. Gjykimi ka përfunduar për këtë javë, ndërsa seanca e radhës është planifikuar për 22 korrik, kur do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes.
-
E enjte 17 Korrik, 2025 10:35
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: dy ekipe të Mbrojtjes do të dorëzojnë provat e tyre, ndërsa dy jo
Më 16 korrik 2025, ekipet e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit informuan Trupin Gjykues se synojnë të dorëzojnë provat e tyre. Ekipet e Mbrojtjes së Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit njoftuan se nuk synojnë të dorëzojnë prova.
-
E enjte 17 Korrik, 2025 10:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Mbrojtja merr në pyetje dëshmitaret e Mbrojtësit të Viktimave
Këtë mëngjes, ekipet e Mbrojtjes vazhduan marrjen në pyetje të dëshmitareve eksperte të thirrura nga Mbrojtësi i Viktimave. Aktualisht, ekipi i Mbrojtjes së Hashim Thaçit po u parashtron pyetje dëshmitareve.
-
E mërkurë 16 Korrik, 2025 10:56
Share this page
Thaҫi dhe të tjerët: fillon paraqitja e provave nga Mbrojtësi i Viktimave
Pas shpalljes së vendimit të trupit gjykues sipas Rregullës 130, Mbrojtësi Viktimave filloi paraqitjen e provave këtë mëngjes. Dy dëshmitaret e thirrura, Karin Duhne-Prinsen dhe Dr. Catherine Nicola Black, janë dëshmitare eksperte dhe po dëshmojnë mbi dëmin psikiatrik/psikologjik të viktimave në këtë çështje.