• E enjte 5 Shkurt, 2026 17:05

    Thaҫi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Rrëzohet Kërkesa Referuese e Thaҫit drejtuar Gjykatës Kushtetuese

    Më 5 shkurt 2026, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) rrëzoi kërkesën referuese të Hashim Thaҫit ku pretendoheshin shkelje të të drejtave të tij themelore në lidhje me caktim e Gjykatëses së Procedurës Paraprake dhe Gjykatësit të  Vetëm në çështjen gjyqësore kundër tij lidhur me administrimin e drejtësisë. Dhoma konstatoi se disa prej ankesave ishin të parakohshme dhe të tjerat të pabaza dhe, për rrjedhojë, e shpalli të papranueshme kërkesën referuese mbi bazën e rregullës 14 të Rregullores së Punës së DHSGJK-së. Më shumë informacion mund të gjeni në vendim.

  • E mërkurë 4 Shkurt, 2026 17:05

    Thaҫi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Vazhdon mbajtja në paraburgim e H. Thaҫit (shkurt 2026)

    Në vendimin për rishikimin e paraburgimit të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me çështjen për administrimin e drejtësisë kundër Thaçit dhe të tjerëve, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Hashim Thaҫit. Gjykatësi Gosnell konstatoi se ekziston rrezik real që, në qoftë se lirohet, i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit dhe të kryejë vepra penale të tjera.
    Ky është vendimi i shtatë i tillë në këtë çështje; të gjitha vendimet për rishikimin e paraburgimit janë të disponueshme në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.

  • E premte 30 Janar, 2026 09:15

    P. Shala: Hidhet poshtë apeli kundër Urdhrit për Zhdëmtim

    Më 29 janar 2026, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Pjetër Shalës dhe konfirmoi Urdhrin për Zhdëmtim të lëshuar nga Trupi Gjykues më 29 nëntor 2024.
    Më shumë hollësi mund të gjeni në komunikatën për shtyp të lëshuar dje.

  • E enjte 29 Janar, 2026 11:29

    Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt

    Më 28 janar 2026, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe urdhëroi që gjykimi në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të fillojë të premten, 27 shkurt 2026, në vend se më 24 shkurt, siç ishte caktuar më parë
    Më shumë hollësi në vendimin e Gjykatësit

  • E mërkurë 28 Janar, 2026 16:20

    Salih Mustafa: Kërkesa e dhjetorit për lirim të përkohshëm – bëhen publike parashtrimet dhe vendimi

    Ju informojmë se tashmë janë të disponueshme versionet e redaktuara publike të parashtrimeve dhe vendimit lidhur me kërkesën e Salih Mustafës për lirim të përkohshëm, paraqitur në dhjetor të vitit të kaluar.

    Sikurse pasqyrohet në parashtrime, Gjykatësi i Vetëm mori kërkesë prej Salih Mustafës për të vizituar babanë e tij në spital, të hënën, më 22 dhjetor dhe më të njëjtën ditë lëshoi vendim ku kërkoi parashtrime të mëtejshme prej palëve. Të nesërmen, Mbrojtja paraqiti parashtrim shtesë ku përfshihej dokumentacion mjekësor i përditësuar. Në momentin kur babai i Salih Mustafës u nda nga jeta më 25 dhjetor, parashtrimet e mëtejshme ishin ende për shqyrtim nga Gjykatësi i Vetëm.

    Më pas, Gjykatësi i Vetëm ftoi Mbrojtjen të bënte të ditur nëse dëshironte të ndryshonte kërkesën fillestare, për të përfshirë dhe qëllimin për të vizituar varrin ose anëtarët e familjes. Mbrojtja informoi Gjykatën se nuk kishte në plan të paraqiste kërkesë tjetër, apo të ndryshonte kërkesën dhe në vijim Gjykatësi i Vetëm e shpalli kërkesën të tejkaluar. Më shumë informacion mund të gjendet në parashtrimet përmes kësaj lidhjeje.

    .

  • E mërkurë 28 Janar, 2026 14:53

    Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): e disponueshme dosja paraprake e Smakajt

    Më 27 janar 2026, Mbrojtja e Bashkim Smakajt dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të saj, që fillimisht e dorëzoi si konfidenciale më 19 tetor 2025.

    Sikurse është njoftuar më parë, versionet e redaktuara publike të dosjeve paraprake të ZPS-së Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut janë tashmë të disponueshme.
     

  • E premte 16 Janar, 2026 13:05

    Thaçi dhe të tjerët: Vazhdohet paraburgimi për Veselin, Selimin dhe Krasniqin (janar 2026)

    Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 janar 2026, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera.

    Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt 2026.