• E mërkurë 5 Prill, 2023 11:15

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Përfundojnë deklaratat hyrëse/gjykimi do të rinis më 11 prill

    Pas përfundimit të deklaratës hyrëse të ekipit të fundit të Mbrojtjes (Krasniqi), përfshirë deklaratën pa betim të të akuzuarit, në bazë të Rregullës 142 (1) të Rregullores, seanca e sotme ka përfunduar. Gjykimi në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët do të rinis më 11 prill, në orën 09:00, me nisjen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja.

  • E martë 4 Prill, 2023 17:00

    Çështja Mustafa: Mbrojtja do ta dorëzojë dosjen e apelit deri më 24 prill

    Më 3 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit dhe e autorizoi që ta dorëzojë dosjen e vet të apelit më së largu deri më 24 prill 2023. Më shumë hollësi në vendimin.

  • E martë 4 Prill, 2023 16:30

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon dita e dytë e gjykimit

    Sot, ekipet e Mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Selimit i përfunduan deklaratat e tyre hyrëse, duke përfshirë deklaratat pa betim të Thaçit dhe Selimit, në bazë të Rregullës 142 (1) të Rregullores. Gjykimi do të rinis nesër, më 5 prill, në orën 09:00, me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Krasniqit.

  • E martë 4 Prill, 2023 15:45

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Mbrojtja e Selimit paraqet deklaratën hyrëse

    Mbrojtja e Rexhep Selimit është duke paraqitur deklaratën e vet hyrëse, paraprirë nga deklarata pa betim e të akuzuarit.

  • E hënë 3 Prill, 2023 16:30

    Thaçi dhe të tjerët: përfundon dita e parë e gjykimit

    Pas përfundimit të deklaratës hyrëse të Mbrojtësit të viktimave, seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gykimi do të rinis nesër, më 4 prill, në orën 09:00, me paraqitjen e deklaratave hyrëse të ekipeve të Mbrojtjes (duke filluar me Mbrojtjen e Thaçit).

  • E hënë 3 Prill, 2023 15:45

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Mbrojtësi i viktimave fillon deklaratën hyrëse

    Sot, Zyra e Prokurorit të Specializuar e përfundoi deklaratën e vet hyrëse. Mbrojtësi i viktimave është duke paraqitur deklaratën e vet hyrëse në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.