-
E mërkurë 8 Shkurt, 2023 17:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 9 shkurt
Të enjten, më 9 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 8 Shkurt, 2023 14:45
Share this page
Mustafa: Mbrojtja parashtron njoftim për apelim/Caktohet Paneli i Apelit
Pas dorëzimit të njoftimit (konfidencial) për apel nga Mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, Kryetarja e DHSK-së caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi apelin kundër Aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022.
-
E enjte 2 Shkurt, 2023 18:45
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: Videoincizimi i aktgjykimit të apelit në Youtube
Ju informojmë se videoincizimi i aktgjykimit të apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj është i disponueshëm në kanalin Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videoncizimin në shqip.
-
E enjte 2 Shkurt, 2023 18:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 2 shkurt 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 2 Shkurt, 2023 17:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: Aktgjykimi i plotë i apelit i disponueshëm në anglisht
Aktgjykimi i apelit, i shqiptuar sot, më 2 shkurt, kundër Gucatit dhe Haradinajt, është i disponueshëm në dokumentet publike të gjykatës, në anglisht.
-
E enjte 2 Shkurt, 2023 16:30
Share this page
Aktgjykimi i apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj
Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, shqiptoi sot aktgjykimin e parë të apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Shumica e Panelit të Apelit uli dënimin e z. Gucati dhe z. Haradinaj nga katër vjet e gjysmë të dhënë nga Trupi Gjykues, në katër vjet e tre muaj burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim. Paneli i Apelit la në fuqi dënimin shtesë me një gjobë prej njëqind eurosh (100 euro). Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E enjte 2 Shkurt, 2023 12:30
Share this page
Çështja Gucati dhe Haradinaj: Shpallja e aktgjykimit të apelit do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i shpalljes së aktgjykimit të apelit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e planifikuar për sot në orën 14:00, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin në shqip.
-
E mërkurë 1 Shkurt, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 2 shkurt
Pas shpalljes së aktgjykimit të apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj, nesër (e enjte, 2 shkurt), zëdhënësit e DHSK-së do të mbajnë një konferencë për media në orën 16:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E premte 27 Janar, 2023 08:45
Share this page
Gjykimi kundër Shalës fillon më 21 shkurt
Më 26 janar, Trupi Gjykues I vendosi që gjykimi kundër Pjetër Shalës të fillojë të martën, më 21 shkurt 2023, në orën 09:30. Deklaratat hyrëse të ZPS-së, Mbrojtësit të Viktimave dhe Mbrojtjes, për të cilat secilës palë do t'i caktohen nga 2 orë, do të mbahen në të njëjtën datë dhe më 22 shkurt, ndërsa paraqitja aktuale e provave do të fillojë më 27 mars 2023. Më shumë detaje, duke përfshirë informacionin për oraret e seancave në periudhën e parë, mund të shihen në vendimin aktual.
-
E enjte 26 Janar, 2023 16:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përcaktohet rendi i ditës për konferencën e ZPS-së
Më 26 janar, Trupi Gjykues II përcaktoi rendin e ditës për konferencën e Prokurorit të Specializuar në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, e planifikuar të mbahet më 15 shkurt në orën 09:30. Parashtrimi që specifikon të gjitha çështjet mbi rendin e ditës ndodhet këtu.